Ditëve në vijim, në pikëkalimet kufitare në veri të Kosovës, gjegjësisht në Jarinje dhe Bërnjak, do të provokohen trazira të mëdha, të ngjashme me ato të qershorit, kur u dogj pikëkalimi në Jarinje, raportojnë mediat serbe.
Siç raportojn nga Serbia, rolin kryesor në këto trazira do ta kenë tifozët, ku, sipas informatave që ky portal ka siguruar, gjatë ditës së sotme, veçse ka arritur një kontingjent i tifozëve të klubit futbollistik “Crvena Zvezda”, “Partizanit” dhe “Rada”, ndërkaq deri në mbrëmje pritet të arrijnë edhe ata të “Borcas” dhe të “Vojvodinës”.
Këto trazira do të jenë të ngjashme me ato të qershorit, kur një grup prej rreth pesëdhjetë personash me kapela në koka, dogjën pikëkalimin e Jarinjës.
Mësohet se tifozët kanë arritur në mënyrë të organizuar. Qëllimi i këtyre incidenteve është prishja e marrëveshjeve të arritura mes Kosovës dhe Serbisë për pikëkalimet kufitare.kohaislame