7.2 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Durimi dhe mirënjohja

Më të lexuarat

“Nuk ka dhuratë më të mirë se durimi”

Lartëmadhërimi dhe falëmnderimi i takojnë vetëm Allahut, Es-Sabur (Durimtari), Edh-Shekur (Mirënjohësi), El-Alij) (I Larti), El-Kebir (I Madhi), Es-Semi, (Dëgjuesi), El-Besir (Vështruesi), El-Alim (I Gjithëdituri), El-Kadir (I Fuqishmi), fuqia e të Cilit kontrollon cdo krijese pa përjashtim dhe caktimi i të Cilit dominon mbi gjithcka që ndodh.

Thirja e njerëzve për pregaditje për ahiret ësjtë bërë aq e fortë saqë edhe të vdekurit mund t’a dëgjojnë, atë.

Padyshim se durimi apo bërja durim është e detyrueshme sipas konsesusit të dijetarëve, dhe është gjysma e imanit, gjysma tjetër e të cilit është mirënjohje. Durimi përmendet në Kuran në rreth 90 vende. Marrëdhënia e durimit me imanin është si koka me trupin dhe ai që nuk ka durim nuk ka as Islam. Allahu e ka urdhëruar durimin për besimtarët në ajetin:

“O ju që besuat! Kërkoni ndihmë me durim dhe namaz…” (El-Bekare 153)

Durimi është bërë gjithashtu kusht për të hyrë në xhënnët dhe për të shpëtuar nga zjarri i xhehnemit. Ditën e Gjykimit Allahu do të thotë:

“E Unë sot i shpërblej ata për atë që ishin të durueshëm, ata janë fitimtarët” (Muminun 111)Allah gjithashtu i lavdëroi durimtarët kur tha:

Allahu i do ata që janë të durueshëm dhe durimtar” (Al-Imran 146)

Allahu na ka thënë se Ai është në mbrotje të durimtarëve, që do të thotë se kemi shoqësi të vecantë, gjë që është shumë e lartë se shoqëria e zakonshme që u aplikohet besimtarëve dhe kufarëve njëlloj me të cilën Allahu ka dije rreth gjithckaje që ata bëjnë dhe I ka nën mbykqyrje. Allhu na ka thënë:

“…Dhe ji i durueshëm dhe i vendosur, se Allahu është me durimtarët e vendosur” ( El-Enfal 47)I Dërguari alejhi selam na ka thënë që durimi është përplot me mirësi.

“ Nuk ka dhuratë më të mirë se durimi”.

Ndërsa Omer Ibn el Hatabi ka thënë:
“Ditët më të mira të jetës sonë qenë ato që i kaluam me durim”.

Pra, është esenciale të pasurit durim ngase lumturia jonë në këtë jetë dhe shpëtimi në botën tjetër varet nga durimi jonë.

Shkruar nga IBN KAJIM EL-XHEUZIU/pertymoter/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit