1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Pritet një bashkim LDK-LDD

Më të lexuarat

Lidhja Demokratike e Dardanisë (LDD) duhet të zhvilloj qasje imponuese karshi subjekteve tjera ngase ky subjekt e ka programin dhe fuqinë intelektuale e kombëtare, ka thënë të shtunën në Ferizaj kryetari i këtij subjekti, akademik Nexhat Daci, në një takim që ka zhvilluar me drejtuesit dhe anëtarësinë e degës së këtij subjekti politik.

Sipas tij, ky subjekt së pari duhet ta fuqizoj shtëpinë e vet dhe të jetë forcë imponuese në atë bllok ku do të rreshtohet e do të punoj. “Duhet me punue për vetveten. Ky është programi dhe fuqia e LDD-së. Dega duhet të aktivizohet me tërë potencialin që ka. Ata që nuk janë të gatshëm të ecin me këtë program ose dëshirojnë të ndërrojnë shtëpi, le të pushojnë ose le të shkojnë nga LDD-ja”, ka thënë Daci, për të shtuar se të gjitha lëshimet që ka bërë ky subjekt deri më tani duhet të përmirësohen. “Mos u merrni me të kaluarën sepse nuk mund ta ndryshojmë atë, por mundemi të sotmen dhe të ardhmen”, ka thënë kryetari i LDD-së, akademik Nexhat Daci.

Për më tepër, i pari i këtij subjekti, Nexhat Daci, është ndalur edhe tek oferta duke thënë se ky subjekt është i hapur për bashkëpunim me të gjithë, por pa kushte dhe në raporte të barabarta. Ai ka thënë se subjekti që ai drejton dita ditës po fuqizohet, dëshmi për këtë, sipas tij, është interesimi i subjekteve tjera.
Duke i komentuar kontaktet dhe bisedat me LDK-së, Daci ka thënë se ato janë zhvilluar në atmosferë mjaft relaksuese dhe pret që idetë e diskutuara të qiten në letër e më pastaj të diskutohen. Një pjesë të fjalës së tij, kryetari Daci ia ka kushtuar edhe shënimit të 100 vjetorit të shtetit shqiptar, duke thënë se ka zgjedhur Ferizajn si vend sepse çdoherë ka qenë vend i aktiviteteve historike.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit