-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Mister ku shkuan 50 mijë euro?

Më të lexuarat

Nëntë veterinerë të qytetit të Kamenicës po e padisin Kryetarin e kësaj komune, Shaip Surdullin, për borxh në vlerë mbi 50 mijë euro. Ata pretendojnë se komuna ua ka vjedh paratë, të cilat i ka ndarë për ta Agjencioni i Veterinës për vaksinimin e kafshëve të qytetit. Kryetari Shaip Surdulli e mohon këtë dhe thotë se janë veterinerët ata që i kanë borxh komunës.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, bashkë me disa zyrtarë të komunës së tij do të paditen nga nëntë veterinarë të qytetit.

Ata pretendojnë se komuna ua ka borxh mbi 50 mijë euro, për shkak se kishin vaksinuar për pesë vjet rresht kafshët e banorëve të asaj komune.

Veterinarët tregojnë se ishin kontraktuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës për ta bërë këtë vaksinim. Dhe në të njëjtën kohë, AUV ia ka alokuar komunës rreth 55 mijë euro për t’ua ndarë këtyre veterinarëve dhe për ta organizuar vaksinimin dhe dehelmatizimin – gjë të cilën nuk e ka bërë.

Gazeta Express ka siguruar një dokumentacion të nëntë veterinerëve që po përgatisin padi penale lidhur me këtë rast.

Zyrtari ligjor që i përfaqëson ata, Besim Osmani, ka konfirmuar se padia është gati, ndërsa Kryetari i Komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli, thotë se nuk ka asnjë obligim ndaj tyre.

Bile ai thotë se veterinarët janë ata që i kanë borxh Komunës./kohaislame/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit