3 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Juncker: Bashkimi Evropian ka nevojë për Turqinë

Më të lexuarat

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker tha se Unioni ka nevojë për Turqinë.

Juncker iu përgjigj pyetjeve të një grup gazetarësh spanjollë të pritur veçanërisht gjatë një vizite zyrtare dje në Madrid, kryeqytetin e Spanjës.

Sipas lajmit të gazetës El Pais, Juncker duke vlerësuar marrëdhëniet Turqi-BE, tha: “Ashtu siç ka nevojë Bashkimi Evropian për Turqinë ashtu edhe Turqia ka nevojë për Evropën”.

Një pyetjeje në lidhje me krizën e emigrantëve në Evropë, Ai iu përgjigj me fjalët: “Shpresoj që Turqia të mos anulojë Marrëveshjen e Ripranimit” dhe duke u shprehur se “ka besim” tek Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) Ai shtoi: “Erdoan nuk do ti lejë brigjet e vendit në duart e organizatave kriminele dhe trafikantëve të njerëzve”.

Nga ana tjetër Juncker theksoi se Bashkimi Evropian është i vendosur në lidhje me sanksionet ekonomike kundër Rusisë.

“Sanksionet ndaj Rusisë do të përcaktohen në bazë të hapave që do të hedhë ky vend” tha Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit