Evropianët janë ngritur në këmbë kundër masave të kursimit. Në organizimin e “Ditës së Veprimit dhe Solidaritetit” marrin pjesë 40 grupime nga 23 shtete që ftojnë pushtetarë të heqin dorë nga planet e tyre ekonomike. Punonjësit në të gjithë Bashkimin Evropian janë bashkuar ditën e mërkurë në një seri protestash dhe grevash, kundër rritjes së papunësisë dhe masave shtrënguese. 40 grupime, nga 23 vende të ndryshme, janë përfshirë në këtë ditë proteste. Grevat e përgjithshme në Spanjë dhe Portugali kanë paralizuar transportin, aktivitetin ekonomik dhe u shoqëruan me mbylljen e shkollave dhe universiteteve. Në Madrid, përplasje të dhunshme ndodhën midis protestuesve dhe policisë. Greqia, Italia dhe Belgjika gjithashtu po dëshmojnë manifestime popullore, të punëtorëve të irrituar nga masat e vazhdueshme shtrënguese, shkurtimet dhe rritja e papunësisë. Franca, Britania e Madhe, Gjermania dhe disa vende të Evropës Lindore janë bërë gjithashtu dëshmitare të manifestimeve sindikaliste. Greva ka sjellë probleme të rëndësishme edhe me qarkullimin ajror, me disa qindra fluturime që janë ndërprerë gjatë ditës në Evropë, për shkak të solidarizimit me grevën të punonjësve të disa aeroporteve të rëndësishëm. Manifestimi i së mërkurës u organizua nga Konfederata Evropiane e Tregtisë. ”Masat shtrënguese janë një rrugë pa krye”, shkruhej në një deklaratë të publikuar nga KET-i, që kërkon politika më të fuqishme pro punësimit dhe stimulimit të rritjes ekonomike. Plani i grevës është ky: Në Spanjë greva do të zgjasë gjatë gjithë ditës. Protesta e madhe është planifikuar sot në qendër të Madridit. Janë anuluar rreth 600 fluturime, si dhe do të veprojë vetëm 20 për qind e transportit hekurudhor. Në Portugali greva e përgjithshme do të zgjasë gjatë gjithë ditës. Protestat janë organizuar në 40 qytete dhe qyteza. Rreth 160 fluturime u anuluan. Metro në Lisbonë është e mbyllur dhe vetëm 10 për qind e transportit hekurudhor do të punojë. Me ftesë të sindikatave GSEE (sektori privat) dhe ADEDY (sektori publik), në Greqi duhet të ndalojnë së punuari edhe kompanitë private, ndërsa është planifikuar një tubim në qendër të Athinës. Greva do të zgjasë tre orë. “Easyjet” ka korrigjuar planin për dhjetë fluturime. Në Itali greva do të zgjasë katër orë. Ndërsa, në Francë nuk do të ketë grevë zyrtare, por pritet të mbahet 130 protesta në mbarë vendin. Sindikatat kanë thënë se kundërshtojnë masat e kursimit që po e mbajnë Evropën në stagnim, recesion dhe padrejtësi të madhe. Në Belgjikë po ndodhë greva e punëtorëvet hekurudhor kalojnë. Ndërsa, protestat do të mbahen sot në Westminster të Britanisë së Madhe. /Tg/kohaislame