2.2 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Çfarë të zgjedhim në shportën e nëntorit?

Më të lexuarat

Muaji i nëntoit nënkupton ditë të ftohta dhe të zymta. Por mos u mërzisni: mund ta gjallëroni atë me receta plotëngjyrëshe që ofrojnë frutat dhe zarzavatet e vjeshtës.

Protagonistët e shportës së nëntorit janë: karçofi, radhiqet, kungulli i madh, kërpudhat, spinaqi etj. Si t’i gatuajmë? Në sallatra, rizoto, supë apo në tava furre. Një recetë e përshtatshme dhe shumë e shëndetshme, një ilaç i vërtetë për këtë stinë, mund të jetë përshembull supa me kungull furre.

Është shumë e thjeshtë dhe e shpejtë: piqet kungulli në furrë dhe më pas e fusim në mikser me pak ujë të vakët. Skuqim pak qepë dhe hurdhë dhe i ziejmë dhe më pas i shtojmë kungullin e bluar dhe i lëm të zien derisa bëhet një masë kremoze. I shtojmë dhe kripë dhe erëza si shafrani për një aromë më të mirë dhe ngjyrë më tërheqëse. /tesheshi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit