-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Yıldırım kritika për deklaratat e kreut të Parlamentit Evropian

Më të lexuarat

“Njëri nga Parlamenti Evropian, ka deklaruar se arrestimet në këtë gazetë janë vija e tyre e kuqe… Ne nuk shohim vijën tënde. Vijën e kuqe tek ne bën populli.”

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, në fjalimin e mbajtur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të AK Partisë në Parlamentin e Turqisë, ka kritikuar për deklaratat e tij presidentin e Parlamentit Evropian, Martin Schulz, raporton Anadolu Agency (AA).

Në lidhje me operacionin ndaj kolumnistëve dhe drejtuesve të gazetës Cumhuriyet, Kryeministri Yıldırım ka deklaruar: “Njëri nga Parlamenti Evropian, ka deklaruar se arrestimet në këtë gazetë janë vija e tyre e kuqe… Ne nuk shohim vijën tënde. Vijën e kuqe tek ne bën populli. Tek ne vija jote nuk ka asnjë peshë. Edhe ne tërheqim një vijë mbi vijën tënde.”

Ndërsa në lidhje me ligjin e dënimit me vdekje, Kryeministri Yıldırım është shprehur: “Çështja e dënimit me vdekje është një çështje kushtetuese dhe është një çështje dakordësie. Nëse do të kemi një unitet mes partive, mund të bëhet një ndryshim i kufizuar për këtë gjë. Do të kemi parasysh sugjerimin e Devlet Bahçeliut dhe do të çojmë një kërkesë për ndryshime kushtetuese.”

Në lidhje me ngjarjet e fundit Yıldırım ka thënë se në saje të politikës të qëndrueshme të AK Partisë, ata të cilët mundohen të sjellin destabilitet dhe kaos në Turqi, janë të destinuar të humbin.

“Puna me përkushtim e organizatës terroriste FETÖ dhe ndihmësve të saj për të përhapur panik dhe lajme të rreme se ekonomia e Turqisë është në rënie, jemi në një periudhë jo të qëndrueshme, etj, është e kotë pasi investitorët globalë kanë rritur besimin ndaj Turqisë. Çdo ditë e më shumë kanë shprehur vullnetin për zhvillimin e projekteve të reja këtu”, tha ha Yıldırım.

Ai ka folur edhe në lidhje me procesin e dorëzimit të avionëve të tipit F 35. Duke theksuar se avionët të tipit F 35 do të dorëzohen më shpejt Turqisë, në vitin 2018, Yıldırım tha: “Këto avionë të avancuar dhe të një brezi të ri, do të rrisin aftësinë e mbrojtjes së Turqisë.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit