-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Serbia pret Clinton me protesta: Largohu, Kosova është e jona

Më të lexuarat

Disa grupe të ekstremit të djathtë në Serbi kanë organizuar protesta kundër vizitës së sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, e cila pritet të mbërrijë sot në Beograd.
“Clinton nuk është e mirëpritur në Beograd për shkak të rolit të SHBA-së në largimin e Kosovës nga Serbia”, brohorisnin kryeorganizatorët e protestave, që kanë nisur që natën e kaluar në qendër të kryeqytetit serb. Mbi 100 persona ishin mbledhur në shesh ku valëvitnin flamurin kombëtar dhe mbanin në duar banderola dhe pankarta ku shkruhej “largohuni – Kosova është Serbi”. Vojsllav Sheshel, i cili kryeson Partinë Radikale të Serbisë dhe që aktualisht po përballet me një proces gjyqësor në Hagë për krime lufte, u ka bërë thirrje ”të gjithë patriotëve” të protestojnë përballë presidencës serbe para vizitës së Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton dhe përfaqësueses të Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme, Catherine Ashton. Turi i Clinton dhe Ashton në Ballkan nisi dje në Sarajevë, Bosnjë dhe do të vazhdojë me vizitat e dy kryediplomateve amerikane dhe evropiane, në Kosovë, Shqipëri dhe Kroaci, me synimin për të promovuar integrimin euroatlantik të rajonit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit