0.1 C
Pristina
Monday, December 30, 2024

Largohet edhe barrikada e fundit në veri

Më të lexuarat

Është larguar barrikada e vendosur në vitin 2011 në rrugën që lidh Lagjen e Boshnjakëve me pjesën tjetër veriore të vendit.

Barrikada afër Shkollës Teknike në Mitrovicë në rrugën kryesore që lidh lagjen e Boshnjakëve me pjesën tjetër të veriut të Kosovës është hequr në këto momente.

Për heqjen e barrikadës që u vendos në këtë vend në vitin 2011 punuan dy ekskavatorë pa targa.

Të pranishëm në vend të ngjarjes ishin policë të Kosovës dhe karabinierë italianë.

Lajmin për heqjen e barrikadës e konfirmoi për KALLXO.com zëvendësdrejtori i policisë në veri Besim Hoti.

“Krejt çka muj me konfirmu është që barrikada është larguar dhe tash rruga është e lirë për qarkullim në të dy anët e qytetit,” tha Hoti për KALLXO.com.

Disa barrikada në pjesën veriore të vendit qenë vendosur pas aksionit të Policisë Speciale të Kosovës në korrik të vitit 2011 për marrjen e pikave kufitare 1 dhe 31.

Gjatë këtij aksioni ishte vrarë polici Enver Zymberi që më vonë u shpall nga Presidentja jahjaga “Hero i Kosovës”.

KALLXO.com së shpejti do t’u sjell edhe pamje të heqjes së barrikadës.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit