3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Thaçi dhe Daçiqi biseduan për hapjen e “zyrave ndërlidhëse”

Më të lexuarat

Pas takimit në Bruksel deri më tash vetë Kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeministri serb Ivica Daçiq për opinionin përkatës të tyre kanë dhënë versionin e vet për takimin, duke u dalluar diametralisht, ndërsa pala evropiane ka folur vetëm në mënyrë të përgjithshme, duke konfirmuar se takimi është zhvilluar dhe duke nënvizuar rëndësinë që ka dialogu për të ardhëm evropiane “si të Serbisë, ashtu edhe të Kosovës”.
“Koha Ditore” ka mësuar nga burimet diplomatike në Bruksel se çfarë ka raportuar zyrtari nga Shërbimi i veprimit të jashtëm dhe sipas kësaj shihet se në fakt që në takimin e parë Thaçi-Daçiq është folur konkretisht për disa pika, ndonëse kjo ka qenë në mënyrë joformale.
Sipas këtyre burimeve pikat kryesore të planit të BE-së janë: ndërprerja e ushtrimit të funksioneve shtetërore të Serbisë në veri të Kosovës, hapja e zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd dhe asaj të Serbisë në Prishtinë, zbatimi i marrëveshjeve të deritashme posaçërisht IBM-së, pjesëmarrja e Kosovës në forumet ndërkombëtare e jo vetëm rajonale.
E ndërkohë Kosovës i kërkohet ta pranojë se “veriu është ndryshe”.
Sipas burimeve diplomatike, veriu gjithsesi është dhe do te jetë temë e dialogut dhe madje njëra ndër temat kryesore./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit