2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kompania Casio prezanton smartfonin me barometër

Më të lexuarat

Kompania Casio ka prezantuar versionin më të fundit të smartfonit të saj, G’zOne, duke zbuluar gjithashtu karakteristika të reja, si një barometër i integrur.
Në letër smartfoni duket shumë i njohur: ka një ekran me prekje 4 inç 800×480 IPS, procesor dual core 1.5GHz Qualcomm Snapdragon, 1GB RAM, 8GB hapësirë microSD, 8 megapiksel kamera, mbështetje LTE si dhe Android ICS.
Gjithsesi këto pjesë janë të mbështjella nga një trup i cili është krijuar ti mbijetojë kushteve të ashpra. Është 15,9mm i trashë dhe peshon 181 gr.
Nuk ka ende të dhëna për çmimin e pajisjes së re
Casio e ka bërë pajisjen rezistente ndaj ujit në një thellësi 1.5 metra për të paktën 30 minuta. Çuditërisht nuk gjenden të dhëna nëse pajisja i reziston rënieve nga lartësi të mëdha, gjithsesi pjesa më e madhe e materialeve janë japoneze.
Edhe pse ka rezistencë të lartë, smartfoni nuk ka jetë gjatësi të baterisë. Bateria e tij 1800mAh raportohet se mban 10 orë në kohë bisede dhe 15 orë në kohë qëndrimi në LTE.
Nuk ka akoma detaje të sakta rreth çmimit të samrtfonit të kompanisë Casio./CIO

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit