0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

PDK dhe AAK kundër listave të hapura

Më të lexuarat

Dy subjektet politike që së fundi janë përafruar maksimalisht me njëra-tjetrën, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), duket se kanë edhe një arsye më shumë që të bashkohen në një koalicion të ri qeverisës.

Drejtuesit e këtyre partive pothuajse janë pajtuar që të ndryshohet modeli i listave zgjedhore – nga ato të hapura në të mbyllura, gjë që mund të bëhet nëpërmjet komisioneve përkatëse parlamentare.

Të paktën kështu thonë burime nga Komisioni Parlamentar për Reformë Zgjedhore. Ky burim tregon se në të gjitha takimet e komisionit për reformë zgjedhore, përfaqësuesit e PDK-së dhe AAK-së nuk përcaktohen qartë nëse janë për lista të hapura apo të mbyllura, shkruan “Zëri”.

Ndërkohë që, sipas këtij burimi, zyrtarët e dy partive, sidomos gjatë pauzave insistojnë që të shkohet me lista të mbyllura.

“Të vetmit që kanë qëndrim të njëjtë prej fillimit për lista të hapura, ashtu si i kemi pasur deri tash janë përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe të ‘Vetëvendosjes’. Këta të PDK-së dhe Aleancës janë të interesuar që t’i mbyllin listat, por këtë nuk po e thonë publikisht në komision”, ka thënë burimi i gazetës.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit