Normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë planifikohet t’i paraprijë ratifikimi në Kuvend i një marrëveshjeje të bazuar në njërin nga modelet evropiane që janë aplikuar gjatë zgjidhjes së problemeve midis palëve.
Kjo sipas burimeve të “Kohës Ditore” është edhe arsyeja që në Rezolutën e re të sponsorizuar nga PDK- ja është futur klauzola e cila e përcakton që :”Rezultati final i procesit të normalizimit të relacioneve midis dy shteteve do të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës”.
Të njëjtat burime kanë konfirmuar se aplikimi i modelit gjermano-gjerman është duke u favorizuar nga Gjermania, me arsyetimin se mbi bazën e një modeli të tillë Kosova nuk do të njihej nga Serbia, por as nuk do të pengohej në proceset e anëtarësimit në mekanizmat ndërkombëtarë, përfshirë OKB-në.
Por për këtë model ka edhe kundërshtime të brendshme. Fjala e fundit për çfarëdo modeli pritet t’i lihet Kuvendit, me anë të Rezolutës së sponsorizuar nga PDK-ja.kohaislame