-0.9 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Si ta ushqesh zemrën tënde me suren El Fatiha

Më të lexuarat

Është e pamundur për robin që të përqëndrohet në rrugën e drejtë, pa kuptuar Fatihanë. Prandaj Fatihaja është quajtur El shifâ shërim dhe është quajtur El methanij e përsëritshmja. Pse u quajt El methânij e përsëritshmja? Sepse ajo përsëritet dhe duhet të përsërsitet. Zemra ka nevojë të vazhdueshme për përsërsitjen e Fatihasë. Trupi që të funksionojë normalisht dhe të vazhdojë të jetojë ka nevojë mesatarisht për tre vakte ushqim në ditë.
Ndërsa zemra që të jetë e shëndetshme dhe e fortë dhe e qëndrueshme ka nevojë për 17 vakte ushqim në ditë.
Zemra është shumë delikate dhe ka nevojë më të madhe për përkujdes ndaj saj. Zemra është quajtur ķalb e tjetërsueshme e ndryshueshme sepse ajo shumë shpejt ndryshon e transformohet e kalon nga një gjendje në një gjendje tjetër. Është përmendur se nga shenjat e kjametit është edhe fakti se njeriu do të agojë besimtar dhe do të ngryset jobesimtar, do të ngryset besimtar dhe do të agojë jobesimtar.
Pra nga shenjat e kjametit është edhe transformimi dhe ndryshimi i zemrave. E lusim Allahun me lutjen e Profetiti a.s.: “Allahum-me jâ muķal-libel ķulûb theb-bit ķulûbenâ alâ dinik. “O i adhuruari ynë! O transformuesi i zemrave! Përqëndroi zemrat tona në fenë tënde!

Pra zemra ka nevojë për ushqim dhe ushqimi i zemrës është surja fatiha. Nuk them që ushqimi i zemrës është leximi i fatihasë pa ditur se çfarë lexon si një i pa përgjegjshëm që nuk di se çfarë thotë. Jo, pa dyshim. Ushqimi i zemrës është që ta lexosh fatihanë dhe ta kuptosh atë, ta lexosh duke medituar dhe menduar thellë në mesazhin dhe kumtet që ajo përcjell. Ta lexosh atë dhe të arrish të ndiesh kënaqësinë e bashkëbisedimit të afërt me Allahun, Zotin tënd.
Në këtë mënyrë fatihaja i ofron zemrës dhe shpirtit një ushqim të mrekullueshëm si dhe një forcë dhe gjallëri për t’u përkushtuar edhe më shumë në adhurimin ndaj Allahut, më mbështetjen e plotë tek Ai, në një mënyrë që asnjë sure tjetër nuk ta ofron nga të gjitha librat e Allahut.
Kështu pra Fatihaja përmban në fillim të saj ĥamdin ndaj Allahut dhe nxitjen për plotësimin e tij në masë e cilësi. Pastaj përmend atë që duhet realizuar mes robit dhe Zotit, pastaj përmendet ajo që të pret tek Allahu i madhëruar dhe Krenar.
[Tefsir i sures Fatiha nga Shejh Meshhur Hasen]

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit