Në orët e para të mëngjesit, një zjarr i madh ka shpërthyer në podrumin e Radio Televizionit të Kosovës.
Zjarri ka bërë që RTK të mos ketë sinjal fare, ndërkohë ekipet e zjarrfikësve dhe policia ndodhen në vendin e ngjarjes.
Rastin për Indeksonline e kanë konfirmuar burimet brenda RTK-së dhe Policisë së Kosovës.
“Për shkak të zjarrit që ka shpërthyer në podrumin ku ndodhet arkiva e RTK-së, nuk kemi munduar ta realizojmë programin e mëngjesit”, thotë një punëtorë i RTK-së.
Ndërsa Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës, ka thënë se në këto momente nuk dihet për shkaktarin, ndërkohë ekzaminimi i vendit të ngjarjes po vazhdon ende.
Ajo tha se zjarri është raportuar rreth orës 03:00, mirëpo nuk raportohet për të lënduar./Valdrin Krasniqi/ind/kohaislame