3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

QEVERIA THELLON KAOSIN NË SHËNDETËSI

Më të lexuarat

Lidhja Demokratike e Kosovës ka hedhur një varg kritikash në drejtim të Qeverisë – këtë herë për shëndetësinë.

Këshilli i Ekspertëve për Shëndetësi i LDK-së ka thënë se Qeveria Thaçi po vazhdon me politika dhe vendime që thellojnë kaosin në institucione shëndetësore.

“Parregullsitë e mëdha janë bërë normë në QKUK, si pasojë e veprimeve të papërgjegjshme të zyrtarëve të Qeverisë”, thotë një kumtesë e LDK-së dërguar mediave,transmeton rel.

“Për më shumë se dy vjet, të gjitha klinikat dhe institutet e QKUK-së vazhdojnë në mënyrë të paligjshme të udhëhiqen nga ushtrues detyre. Kjo tregon ndërhyrjen e politikës, joprofesionalizmin dhe neglizhencën e zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë Thaçi në sektorin shëndetësor”, thuhet pos tjerash në kumtesë.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit