13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

“Populli parandaloi edhe puçin ndaj tregjeve”

Më të lexuarat

“Populli i cili pengoi tentativën për grusht shteti njëkohësisht pengoi dhe puçin ndaj tregut vendas. Deri ditën e djeshme qytetarët kanë këmbyer mbi 9 miliardë dollarë duke i kthyer ato në Lira turke”

Zëvendëskryeministri i Turqisë Mehmet Shimshek në një dalje televizive në CCN Turk, dha detaje mbi zhvillimet më të fundit në vend, raporton Anadolu Agency (AA).

Në fjalën e tij Shimshek tha: “Populli i cili pengoi tentativën për grusht shteti njëkohësisht pengoi dhe puçin ndaj tregut vendas. Deri ditën e djeshme qytetarët kanë këmbyer mbi 9 miliardë dollarë duke i kthyer ato në Lira turke.”

Duke theksuar se themelet e ekonomisë turke janë të qëndrueshme, Shimshek ka shpjeguar se tentativa e organizatës terroriste FETÖ nuk ka lënë ndonjë prishje të madhe dhe që mund të quhet e qëndrueshme në ekonominë e vendit.

Shimshek në fjalën e tij e theksoi si të rëndësishëm faktin që qytetarët kanë këmbyer 9 miliardë dollarë në Lira turke. “Investitorët e huaj u afruan me dyshim dhe frikë tregut turk pas tentativës për grusht shteti dhe shkuan në tkurrjen e portofolëve, ndërsa qytetarët e Turqisë u treguan vigjilentë duke i besuar vendit dhe të ardhmes së tyre, duke këmbyer dollarë në sasi të mëdha dhe vlerë të madhe. Kjo gjë çoi në kufizimin e dallgës së lëvizjes së monedhave të huaja.”

-“Largpamësia dhe kurajo e popullit më jep shpresë”

Në vijim të fjalës së tij Shimshek ka theksuar se treguesit e sasive të daljeve nga Turqia do të vijnë pak me vonesë, ndërsa tha se kanë filluar hyrjet në tregjet turke dhe se janë duke ndjekur lëvizjet e kësaj natyre.

Duke nënvizuar se investitorët e huaj kanë nevojë të dinë shanset e mundësisë së përsëritjes së një situate të tillë në të ardhmen, Shimshek tha: “Kemi një sistem që prodhon puçe. Jemi duke punuar për një reformë rrënjësore. Disa hapa janë hedhur dhe po hidhen. Shpresojmë që këto të jenë të mjaftueshëm. Largpamësia dhe kurajo e treguar nga populli më jep shpresë. Mendoj që përpara se të hedhin edhe njëherë një hap të tillë do të mendojnë 10 herë. Do të bëjmë një reformë shumë të rëndësishme në sistem. Në këtë mënyrë do të pengojmë që sistemi të prodhojë puçe.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit