2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

A është feja islame pjesë e Gjermanisë?

Më të lexuarat

Tema kryesore zyrtare e konferencës së sivjetme është barazia gjinore. Por edhe shpërndarja e Kuranit nga selefistët në Gjermani do të jetë objekt diskutimi.

Konferenca gjermane për fenë islame dënoi dhunën brenda mureve të shtëpisë dhe martesat me detyrim. Në seancën e saj plenare në Berlin-Kreuzberg anëtarët theksuan se dhuna në shtëpi dhe detyrimi për lidhjen e martesave janë cënime të rënda të së drejtës së personalitetit dhe asaj për të vendosur në mënyrë të pavarur, por edhe e së drejtës së integritetit fizik të personave të prekur, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Brendshme gjermane. Kjo nuk mund të pranohet apo tolerohet. Në qendër të seancës plenare është tema “Të jetosh barazinë gjinore si vlerë të përbashkët”.

Ministri i Brendshëm gjerman, Hans-Peter Friedrich (CSU) mori shkak nga Konferenca për të dënuar aktivitetet e selefistëve radikalë islamikë: “Ata nuk duan të gjejnë përkrahje për një fe, por për ideologjinë e tyre.” Për këtë arsye konferenca nuk do të lejojë që axhenda e saj të ndryshojë nga propaganda e salafistëve. Megjithatë duhet dhënë një sinjal i qartë. Në fundjavë salafistët sërish shpërndanë falas libra të Kuranit në qytete gjermane duke shkaktuar ndezjen e një debati.
“Feja islame nuk është pjesë e Gjermanisë”
Kryetari i grupit parlamentar CDU/CSU Volker Kauder pak para fillimit të seancës plenare kundërshtoi deklaratën e ish-presidentit gjerman Christian Wulff se feja islame është pjesë e Gjermanisë. “Feja islame nuk është pjesë e traditës sonë dhe identitetit në Gjermani dhe kështu nuk është pjesë e Gjermanisë”, tha Kauder për gazetën “Passauer Neue Presse”. Por myslimanët janë pjesë e Republikës Federale. “Si të tillë ata gëzojnë natyrisht të drejta të plota”, është shprehur Kauder.

Konferenca e mbledhur për herë të parë në vitin 2006 nga ish-ministri i Brendshëm Wolfgang Schäuble duhet të shërbejë si forum mes shtetit dhe myslimanëve që jetojnë në Gjermani. Pjesëmarrës në konferencë janë përfaqësues të shoqatava të fesë islame dhe dhjetë personalitete të veçanta myslimane. Nga pala qeveritare marrin pjesë përfaqësues të federatës, landeve dhe komunave. Kritikët vënë megjithatë në dukje se shoqatat islamike nuk përfaqësojnë as gjysmën e myslimanëve, që jetojnë në Gjermani. Organizata të rëndësishme ombrellë si Këshilli Qendror i Myslimanëve dhe Këshilli Islamik për Gjermaninë, nuk marrin pjesë në konferencë./DW

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit