-1.6 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Londra mund të humbasë rëndësinë si qendër financiare

Më të lexuarat

Pas vendimit të Britanisë së Madhe për dalje nga Bashkimi Evropian (BE), Londra, në pozitën e qendrës më të madhe financiare në botë, mund të pësojë lëkundje.

Disa organizata financiare që frikësohen nga reduktimi i qasjes në tregun evropian me popullsi prej 500 milionëve, që tani planifikojnë zvogëlimin e strukturimeve të Britanisë.

Sipas hulumtimit të zhvilluar vitin e kaluar nga Z/Yen Group, rriten shqetësimet në lidhje me të ardhmen e Londrës, e cila erdhi në pozitën e qendrës financiare globale duke e lënë pas New York-un. Kompanitë ndërkombëtare të financave lirshëm mund t’i zhvillojnë operacionet e tyre në Evropë nga Londra.

Megjithatë, me vendimin për dalje nga BE-ja, paraqitet rreziku për reduktimin e shërbimeve që kompanitë financiare i ofrojnë për klientët në Evropë. Në mënyrë që ta tejkalojnë këtë, kompanitë që tani po punojnë për “plane emergjente” gjithëpërfshirëse.

Në mënyrë që të fillojnë bisedimet zyrtare në lidhje me procesin e daljes nga BE-ja, kryeministri i Britanisë duhet të fusë në fuqi nenin 50 të Marrëveshjes së Lisbonës, nen ky i cili rregullon ecurinë e largimit nga Bashkësia për vendet anëtare.

Nga ana tjetër, Theresa May, e cila erdhi në pozitën e kryeministres pas tërheqjes së David Cameron, thotë se nuk do të nxitojë në futjen në fuqi të nenit 50 dhe se me shumë gjasë mund të pritet deri në fund të vitit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit