-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Veseli për Bajram: Respekti më i madh për ata që sakrifikuan

Më të lexuarat

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli me rastin e festës së Fitër Bajramit ka qëndruar për vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës.
Ai i ka uruar kreut të BIK-ut, Naim Tërnavës si dhe gjithë besimtarëve myslimanë, festën e Bajramit.
“Kjo është një ditë e shenjtë për besimtarët myslimanë, përçoj mesazhin e dashurisë dhe paqes për këtë festë.

Respekti më i madh i takon atyre që kanë sakrifikuar për lirinë e Kosovës dhe gjithë atyre që u flijuan për vendin tonë”, ka thënë Veseli gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës, njofton Klan Kosova.
Ai ka thënë se kjo festë përcjellë mesazhin e ndihmës dhe solidarizimit me ata persona që janë në nevojë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit