0.9 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Basha i vendosur: Djegim mandatet nëse ‘blihet’ qoftë një votë e opozitës

Më të lexuarat

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha e ka quajtur provokim dërgimin në Parlament në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca të draftit me ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi.
Basha është shprehur se kryeministri Edi Rama kërkon kapjen me çdo kusht të drejtësisë pasi kërkon të garantojë paprekshmërinë e tij.

Kreu i Demokratëve ka theksuar edhe një herë se nëse mazhoranca blen qoftë edhe një votë të vetme nga opozita për të votuar në Parlament draftin për “Drejtësinë”, nëse nuk zbatohet rekomandimi 88 sipas ndërkombëtarëve.

Reagimi i kryetarit të PD Lulzim Basha:

Dergimi ne Kuvend i draftit te njëanshëm per ndryshimet kushtetuese, është një akt i ulet provokimi dhe nje pershkallezim i krizes dhe tensionit shoqeror ne vend.

I verbuar nga krimet dhe korrupsioni 3 vjecar, Edi Rama kerkon kapjen me cdo kusht te drejtesise per te garantuar paprekshmerine e tij dhe te bandes qe e rrethon. Kjo manover do deshtoje me turp.

Cdo tentative per te trafikuar qofte dhe nje mandat te vetem opozitar me parate e pista te droges dhe krimit qeveritar do te rezultoje ne djegien e mandateve opozitare si hapi i pare drejt pervelimit te parlamentit ilegjitim qe do te jete edhe pergjigjia e merituar e popullit ndaj nje qeverie qe i hap atij lufte, me cdo mjet qe siguron fuqia e padiskutueshme e sovranit.

Rruga e vetme per nje reforme ne drejtesi qe ndeshkon dhe nuk mbron krimin dhe korrupsionin eshte zbatimi i plote i rekomandimit 88 te Komisionit te Venecias.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit