8.4 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Orloviq: Në Serbi fshihen 3 mijë të dyshimtë për krime lufte

Më të lexuarat

Në Serbi jetojnë tre mijë të dyshimtë që kanë bërë krime të rënda lufte në Kosovë, Bosnjë e Kroaci.

Drejtoresha ekzekutive e Fondit për të drejtën humanitare (FDH) Sandra Orloviq, ka deklaruar se sipas numrit të aktakuzave në pesë vjetët e fundit, Serbia është bërë oazë e mos dënimit për krime lufte.

Ajo ka thënë se sipas vlerësimit të saj, në Serbi jetojnë të paktën 3.000 persona të dyshimtë për kryerje krimesh të rënda në Kroaci, Bosnjë e Kosovë, shkruan gazeta serbe ‘Danas”.

Sipas saj, sh – prokurori serb për krime lufte Vladimir Vukçeviq, para përfundimit të mandatit ka deklaruar se vetëm në Beograd jetojnë 80 të dyshimtë për krime lufte, njofton televizioni publik.

Ajo ka theksuar se mos zgjedhja e prokurorit të ri për krime lufte tregon se pushteti politik përpiqet që procedimin e krimeve të luftës ta zbresë në minimum.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit