9.4 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Mangësitë ushqimore që shkaktojnë depresion

Më të lexuarat

Depresioni përbën sot sëmundjen më të përhapur në botë dhe që për fat të keq vazhdon të përhapet tanimë edhe në forma të tjera. Sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vetëm gjatë vitit të kaluar janë prekur prej kësaj patologjie rreth 350 milionë banorë, ose sa gjithë popullsia e SHBA-ve. Por veç shkaqeve që kemi përmendur edhe më parë, në lindjen e kësaj sëmundjeje, me sa duket ndikojnë edhe disa mangësi elementesh ushqimore, që luajnë rol në përkeqësimin e stresit dhe ankthit. Aminoacide të ndryshme, vitamina B, zinku, magneziumi, jodi, hekuri dhe të tjerë janë elementë të pazëvendësueshëm në këtë drejtim.

1. ACIDET YNDYRORE OMEGA 3
Elementë të nevojshëm për ruajtjen e shëndetit të qelizave, veçanërisht të trurit. Gjenden më së shumti te peshku, e verdha e vezës, vaji i ullirit, farat e linit dhe arra.

2. VITAMINA B
Të gjitha vitaminat e grupit B janë shumë të rëndësishme për shëndetin. Ato luajnë një rol mbrojtës ndaj iktusit, hidratojnë lëkurën, por ndikojnë edhe në gjendjen e humorit, sipas National Center for Biotechnology Information. Këto gjenden te frutat e detit, jeshillëqet, bananet dhe mishi i kuq.

3. ACIDI FOLIK
Njeriu ka nevojë për rreth 400 mcg acid folik në ditë dhe mjekët këshillojnë edhe një medikament të posaçëm, si Deplin, që përdoret në rastet e depresionit. Gjendet te bishtajoret, spinaqi, avokadoja, brokoli dhe disa fruta tropikale.

4. ZINKU
Veç ndikimit pozitiv në sistemin intestinal, ai ndikon edhe te shëndeti mendor, duke lehtësuar funksionin e neurotransmetitoreve. Gjendet veçanërisht te gruri, spinaqi, farat e kungullit dhe çokollata fondente.

5. SELENI
Gjendet te lulja e diellit, buka integrale, peshku ton, arrat braziliane, mishi i derrit dhe ostrikat. 6. MAGNEZI Ekspertët e quajnë ndryshe dhe antidoti i stresit dhe e gjejmë veçanërisht te soja, thjerrat, drithërat integrale, nënproduktet e qumështit dhe frutat e thata.

7. VITAMINA D
Sipas National Institutes of Health, vitamina D duhet të merret deri në 600 UI në ditë dhe, përveçse sintetizohet edhe nga organizmi, ajo gjendet me shumicë te peshku, kërpudhat dhe vaji i mëlçisë së merlucit.

8. JODI
Sikurse dhe seleni, jodi është i nevojshëm për mirëfunksionimin e gjendrës tiroide dhe ndikon në përmirësimin e sistemit imunitar, por edhe në shëndetin e trurit dhe të disa funksioneve të tij, si kujtesa dhe rregullimi i temperaturës së trupit. Gjendet te djathi, kripa e jonizuar, algat, patatet, boronicat dhe toni në kuti.

9. HEKURI
Veçanërisht gratë kanë shumë nevojë për këtë element të rëndësishëm mineral. Mungesa e tij lidhet me ndryshimin e disa parametrave të gjakut dhe mund të çojë në anemi. Me këtë element janë të pasura farat e kungullit, vongolat, arrat, prodhimet e sojës, mëlçitë e pulës, frutat e thata dhe mandarinat.

10. AMINOACIDET
Disa prej tyre, organizmi ynë është në gjendje t’i sintetizojë edhe vetë, por nëntë prej tyre, të ashtuquajturit aminoacide të pazëvendësueshme, nuk i prodhon dot. Ato duhet të merren me anë të ushqimit dhe më së shumti gjenden te mishi, veza, nënproduktet e qumështit dhe bishtajoret.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit