3.7 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Jusuf Thaçi: Artikullin e “New York Times” nuk ua solla unë, e sollën udhëheqësit e shtetit

Më të lexuarat

Ish-drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës Jusuf Thaçi, ka vlerësuar se arsyeja pse “New York Times” e cilësoi Kosovën si tokë pjellore të ISIS-it, ka të bëjë me udhëheqësit e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Kjo pasi siç thotë ai, ata nëpër secilën deklaratë kanë folur vetëm për suksesin e arritur në këtë fushë.

Andaj,  vetë ata e sollën artikullin e publikuar në këtë gazetë prestigjioze, thotë Thaçi.

Më poshtë e gjeni të plotë shënimin e tij në facebook:

Populli thotë:
“Qeni i keq ta bjen ujkun t’torishtë!”.

Skënderbeu ka thënë:
“Artikullin e Neë York Times nuk ua solla unë, atë e sollën udhëheqësit shtetërorëe institucionalë të Kosovës!”.

Unë po them:
“Kështu ndodh kur e bën terrorizmin instrument politik për konsum ditor e për të fituar simpatinë e të tjerëve!”.

P.S.:
Në çdo prononcim publik në mediat vendore e ndërkombëtare dhe në çdo takim me zyrtarë të lartë ndërkombëtarë gjatë viteve të fundit udhëheqësit shtetërorë e institucionalë të Kosovës kanë folur vetëm për “përkushtimin dhe sukseset e tyre në luftën kundër terrorizmit”, thua se në Kosovë çdo ditë ndodhin dhjetëra sulme terroriste./GazetaBlic/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit