Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fog Rasmusen, thotë se aleanca nuk do të largohet nga Afganistani, para fundit të vitit 2014, megjithë shtimin e sulmeve kundër pjesëtarëve të NATO-s.
“Mos harroni se për talibanët është e pamundshme të fitojnë ushtarakisht, por ata përpiqen të fitojnë diçka në raportet me publikun, duke e shkatërruar besimin ndërmjet forcave të jashtme dhe forcave të sigurisë afgane. Prandaj, qartas, nuk e përjashtoj mundësinë që talibanët të provojnë të infiltrohen në forcat e sigurisë afgane. Por, po them edhe njëherë, ata nuk do të kenë sukses në shkatërrimin e strategjisë sonë”, i tha Rasmusen agjencisë Reuters.
Gjatë këtij viti, së paku 45 pjesëtarë të NATO-s janë vrarë në të ashtuquajturat “sulme të brendshme” nga ana e trupave të sigurisë afgane. /BS/kohaislame