Pas blerjes së pjesës së Ericsson në kompaninë e përbashkët, Sony prezantoi në muajin shkurt në Mobile World Congress në Barcelonë, gjeneratën e re të pajisjeve nga seria Xperia.
Top modeli i saj vjen me emrin Xperia S, i cili me performancat e larta në kombinim me dizajnin interesant do të tentojë të fitojë sa më shumë pjesë të tregut.
Edhe pse ndoshta nuk do të jetë konkurrent i drejtpërdrejt i modeleve që vijnë me procesor katër bërthamësh, me çmimin e vet të arsyeshëm konsiderohet në fakt si raporti më i mirë i investimit dhe fitimit. PCWorld ju sjell një vëzhgim të hollësishëm të këtij telefoni.
Kakteristikat themelore:
– Dimensionet: 128 x 64 x 10.6 mm
– Pesha: 144 gram
– Ekrani: 4,3” LCD 1280 x 720, Sony Bravia Engine
– Procesori: Dy bërthamësh Snapdragon, 1,5 GHz
– RAM: 1 GB
– Memoria e brendshme: 32 GB
– Sistemi operativ: Android 2.3.7 Gingerbread
– Kamera: 12 MP
– Video kamera: 1080p, 30 fps, autofokus i vazhdueshëm
– Vend për HDMI
– Lidhje DLNA
– FM radio me RDS
– Bateria: 1750 mAh
Mangësitë:
– Micro SIM
– Vjen me Gingerbread në vend të ICS (Ice Cream Sandwich)
Dizajni dhe shtëpiza
Modelet e deritanishme të Sony Ericsson i ka ndjekur dizajni specifik në bazë të së cilit ishin të njohur nga larg. Madje edhe tani kur pajisjet smartfonë po i ngjajnë gjithnjë e më shumë njëri-tjetrit, Sony
Xperia S me skajet e saj të mprehtë, pamjen si pjatë dhe me shiritin e tejdukshëm në fund të shtëpizës, ndryshon nga stereotipi. Natyrisht, gjithmonë do të ekzistojnë edhe ata të cilët nuk do të jenë të entuziazmuar me dizajnin radikal, por një gjë është e sigurt: Sony Xperia S me pamjen e vet dallon mjaft nga konkurrenca.
Pjesa e poshtme e shtëpizës është po ashtu interesante sepse vjen me një shirit me të vërtet transparent, në të cilin janë të integruara etiketat e tasteve funksionale. Edhe pse është interesant, ky koncept në fillim do t’iu habisë sepse me prekjen në këto etiketa nuk ndodh asgjë. Për funksionin e dëshiruar duhet të shtypni pikën në sfondin e zi e cila është vendosur mbi pjesën e asaj pjese transparente.
Në anën e djathtë kemi hapësirën për HDMI e cila për disa arsye është e ndarë nga vendi për Micro USB që gjendet në anën e kundërt. Disa prodhues të tjerë kohë më parë në pajisjet e tyre, kanë filluar të integrojnë të ashtuquajturin hapësirën për MHL, i cili i bashkon HDMI-në dhe USB-në, kështu që kjo zgjidhje në Xperia S nuk është shumë praktike.
Për më tepër, butoni për rregullimin e zërit gjendet gati në mes të pjesës anësore të pajisjes që është po ashtu pak e papërshtatshme.
Ajo çfarë na gëzon është butoni harduerik për kamerë i cili gjendet në vendin e zakonshëm. Ky buton është zhdukur nga pajisjet smartfonë në vitet e fundit, kurse Sony mban megjithatë traditën e saj me të cilën tregon se është e mundur të kombinohet me dizajnin superior. /pcworldalbanian/kohaislame