Një serial komik, i realizuar nga rrjeti britanik BBC me në qendër një familje myslimane ka shkaktuar polemika dhe zemërim që në shfaqjen e serisë së parë në Britaninë e Madhe.
Anëtarë të komunitetit muslimanë kanë dërguar shumë mesazhe në drejtim të BBC një ditë më parë, ndërsa është transmetuar edhe seria e parë e komedisë televizive, “Qytetari Khan”.
Shumë prej tyre e kanë cilësuar si fajtor për krijimin e stereotipeve mbi aziatikët si dhe fyes për Kur’anin. Një skenë e cila në veçanti ka provokuar zemërim është kur vajza e rritur e Khan, nxiton për të vënë “hixhabin” dhe për të lexuar Kur’anin në momentin që babai i saj hyn në shtëpi.
Komedia është bërë nga regjisori me origjinë indiane Adil Ray, i cili luan edhe rolin kryesor. Gjatë një interviste për BBC, vetë Ray tha se shfaqja lejon komunitetin mysliman të qeshë me veten.
“ Ky është një stereotip i tmerrshëm, injorant dhe i frikshëm”, tha një teleshikues, ndërsa disa të tjerë e kanë quajtur si show-in më “budalla, që nuk të bën për të qeshur dhe për më tepër fyes.
Reagimet në rrjetet sociale gjithashtu kanë qenë të forta.
/D.islame/kohaislame