-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Martesa e hershme e Muhamedit me Ajshen – sqarim i akuzave

Më të lexuarat

Fatkeqësisht në vazhdimësi shohim përpjekjet e misionarëve të krishterë, të fokusuara primarisht në satanizimin e Islamit më shumë se kurrë më parë. Bashkësitë Evangjeliste kanë botuar literaturë urrejtëse ndaj Islamit dhe Profetit të Fundit në modelin e shkrimeve të Jochen Katz, John Gilchrist, Robert Moorie etj, duke e paraqitur Muhamedin si gënjeshtar, mashtrues, terrorist, pedofil etj. Kështu jemi dëshmitarë të parodive të ndryshme që vijnë nga ta në përpjekjet e tyre për të shtrembëruar, manipuluar dhe abuzuar totalisht faktet historike dhe etimologjike. Një polemikë e tillë jo e ndershme e misionarëve të Krishterë është akuza për pedofili ndaj Profetit Muhamed lidhur me martesën e tij me Ajshen derisa ajo ishte e re. Misionarët përpiqen që ta shpallin Profetin për abuzues fëmijësh, për shkak të pohimit se Ajshja u fejua (zauagj) më moshën 6 vjeçare dhe martesa është përmbushur (nikahu) disa vite më pas, në moshën 9 vjeçare kur ajo ishte në pubertetin e plotë (sipas burimeve të përdorura nga ta). Kohëzgjatja midis zauagj-it dhe nikah-ut të Ajshes qartë tergon se prindërit e saj pritnin që ajo të mbërrinte pubertetin e plotë para se martesa të plotësohej, nëse këtë moshë e marim për të besueshme. Po të mos ishte fakti se disa misionarë të verbër kristianë përsërisin si papagaj këto akuza pa dashur ti kuptojnë arsyet prapa ngjarjes, kurrë nuk do të kishte nevojë për të adresuar këtë çështje. Pohimi i tyre është i bazuar në hamendje dhe në relativizëm etik e jo në fakte. Ky shkrim, me fakte i mohon akuzat e tilla.

Pikë së pari traditat që thonë se Muhamedi e martoi Ajshen kur ajo ishte në moshën nëntë vjeçare nuk janë traditat e vetme në historinë e hadithit apo narracioneve. Tradita të tjera lënë të kuptojnë se kjo martesë ndodhi kur Ajshja i kishte 14, 17, 18 apo më shumë vite. Sido që të jetë, nga cilido këndvështrim i burimeve që të shikohet nuk ka asnjë bazë të vetme që Muhamedi të akuzohet për diçka.

Puberteti dhe martesa në moshën e re në kulturën semitike

Naiviteti i tërë sagës së misionarëve kristianë kur e akuzojnë Profetin për ‘keqpërdorim-abuzim fëmijësh’, është se kjo i kundërvihet faktit themelor se vajza bëhet grua kur ajo fillon ciklin e saj të menstruacioneve. Rëndësia e menstruacioneve është e tillë sa që gjithkush me njohjen më të vogël rreth psikologjisë do ta dijë se kjo është shenjë se vajza po përgatitet për të qenë nënë. Femrat e mbërrijnë pubertetin në moshë të ndryshme prej 8 deri 12 vite, varësisht nga aspektet gjenetike, raca dhe mjedisi. Femrat në mjediset më të nxehta e arrijnë pubertetin në moshë shumë më të re se ato në mjedise të ftofta. Këto janë fakte të njohura mirë në shkencë.

Martesa në vitet e hershme të pubertetit ishte e pranueshme në Arabinë e shekullit VII sikur që kjo ishte normë sociale në kulturat semitike duke filluar nga Izraelitët deri te Arabët dhe të gjitha kombet tjera midis tyre. Sipas Talmudit i cili nga Hebrenjtë konsiderohet si ‘Tora gojore’, Sanhedrin 76 b thotë se është e preferueshme për femrat që të martohen kur të kenë menstruacionet e para.

Seksologët e njohur R.E.L. Masters dhe Allan Edwards gjithashtu tregojnë se është normale edhe sod për shumë kultura të Afrikës dhe Azisë që vajzat të martohen më moshë më të vogël se 10 duke qenë se ato e mbërrijnë pjekurinë seksuale shumë më herët se në vende të tjera si rezultat i mjedisit dhe arsyerave të tjera.

Akuzave të misionarëve të krishterë kundrejt Muhamedit dhe martesës së tij me Ajshen ju mungojnë dëshmitë themelore. Po të ishte martesa e tij me Ajshen diçka e pazakontë dhe e dyshimtë do të kishte mospajtime si nga ithtarët e tij e aq më tepër nga kundërshtarët e tij. Relacioni i Muhamedit me të besuarit e tij ishte i tillë që nuk linte asnjë fije hamendjeje që ata të kenë guxim ta kritikojnë kur ai do të bënte diçka jashtë rregullave morale, fetare etj. Pa përmendur këtu natyrën e devotshme të Profetit Muhamed. Nuk ka asnjë reagim të kujdoqoftë,e as të kundërshtarëve të tij, ndaj martesës së Muhamedit me Ajshen në traditat që janë në dispozicion. Po të ishte kjo martesë diçka e jashtëligjshme dhe abuzive siç duan ta paraqesin disa të krishterë atëherë kundërshtarët e tij do ta përdornin këtë me gjithë qejf në luftën e tyre propaganduese kundër tij. Por diçka e tillë nuk është regjistruar asnjëherë. Kulturat fetare qartë e lejojnë martesën nëse personat kanë mbërrirë pjekurinë seksuale. Është irelevante mosha e caktuar legalisht në vende të ndryshme kur të rinjëve u lejohet ligjërisht të kenë lidhje seksuale. Edhe këtu ka dallime të shumta. Në Japoni psh mosha prej kur njerëzit ligjërisht mund të kenë lidhje seksuale është mosha 13 kurse në Spanjë mosha 12 vjeçare. Kjo gjithmonë varet nga pjekuria seksuale dhe relacioni i dyanshëm.

Tradita tjera përmendin moshë tjetër të martesës së Ajshes

Tradita tjera i kundërvihen transmetimeve se Ajshja u martua në moshën 9 vjeçare

Të krishterët kur i bëjnë akuzat e sipërpërmendura gjiithmonë i shmangen transmetimeve të tjera sipas të cilave martesa e Muhamedit me Ajshen u bë në moshë shumë më të shtyrë se mosha 9 vjeçare për Ajshen.

Pikë së pari këtu duhet sqaruar një gjë. Jo gjithmonë dhe jo çdo hadith është për tu marrë si fakt i padiskutueshëm. Është e njohur se në traditën islamike të hadithit (hadith quhen fjalët e transmetuara të Muhamedit të cilat më vonë u shkruan) u kyçën me kohë edhe shumë hadithe të fabrikuara dhe të rreme. Historia e hadithit në një farë mënyre mund të krahasohet me historinë e Biblës, edhe pse për nga autenticiteti krahasimi është larg nga të qenurit i njëjtë. Fjalët e Jezusit të gjendura në Ungjij u transmetuan gojarisht dhe u shkruan shumë kohë pasi që Jezusi nuk rronte më midis Hebrenjëve, kështu që ato na erdhën me gabime të shumta. Njësoj hadithet u kompiluan shumë kohë pasi që Muhamedi e kishte lënë këtë botë. Edhe pse në rastin e hadithit zingjiri i transmetuesve është në shumë raste evident dhe për tu besuar (gjë që nuk mund të thuhet për traditën biblike) prapëseprapë hadithit kurrë nuk iu kushtua rendësia e njëjtë si Kur’anit kështu që normalisht që ishin dhe janë të mundshme gabimet në transmetim dhe bile bile edhe hadithet e rreme. Redaktimet e Buhariut e të tjerëve nxorrën me mijëra hadithe që u konsideruan të dobëta (edhe të fabrikuara) për shkak të zingjirit të dyshimtë të transmetimit.

Shumica e transmetimeve të cilat thonë se martesa e Muhamedit u bë kur Ajshja i kishte 9 vite vijnë nga Hisham ibn `urwah i cili raporton në autoritetin e të atit të tij. Zingjiri tjetër i transmetuesve pas Hishamit vie nëprëmjet njerëzve të Irakut ku Hisham ibn urwah shkoi të jetonte pasi që më parë kishte jetuar në Medinë. Askush nga transmetuesit e tjerë medinas nuk e përmendë transmetimin e Hishamit dhe kjo ngjarje si gjërësisht e njohur që është, do të duhej të përmendej si e tillë. Tehzibu’l-tehzib, një ndër librat më të besueshëm lidhur me jetën e profetit dhe besueshmërinë e transmetimeve të fjalëve të tij, thotë se sipas Yaqub ibn Shaibah “hadithet e raportuara nga Hishami janë të besueshme përveç atyre që transmetohen nëpërmjet zingjirit të transmetuesve nga Iraku”. Vetë nxënësi i Hishamit Malik ibn Anas i cili jetonte në Medinë, kishte gjithashtu dyshim rreth transmetimeve të Hishamit të bëra nëpërmes Irakut.

Sipas traditës Ajshja kishte lindur tetë vite para Hixhretit, mirëpo Buhariu në një vend raporton për Ajshen të ketë thënë se ajo ishte një çupë e vogël kur u shpall surja 54 e Kur’anit, ndërsa dihet se kjo sure u shpall nëntë vite para Hixhretit. Pra sipas këtij transmetimi Ajshja jo vetëm që kishte lindur para shpalljes së sures por kur kjo kaptinë u shpall ajo ishte vajzë e re (jariah) e jo fëmijë (sibyah).

Sipas gati të gjitha transmetimeve dhe historianëve Esma motra e Ajshes ishte dhjetë vite më e vjetër se Ajshja. Është raportuar në Taqri’bu’l-tehzi’b sikur edhe në Al-bidayah wa’l-nihayah se Esma vdiq në vitin 73 të hixhrit në moshën 100 vjeçare. Tash është e qartë se nëse Esma në vitin 73 të hixhrit i kishte 100 vjetë, ajo do ti ketë pasur 27 apo 28 vite në kohën e hixhrit (rreth së cilës datë sillet martesa e Muhamedit me Ajshen). E nëse Esma ishte atëbotë 27 apo 28 vjetë e vjetër, Ajshja e cila i kishte 10 vite më pak duhej të ishte 17 apo 18 vjeçare. Kësthu që nëse Ajsha u martua me Muhamedin në vitin 1 ose 2 pas hixhrit siç thonë të gjitha traditat ajo do të ketë qenë të paktën 18 –19 vjeq në atë kohë.

Tabariu në trajtimin e tij të historisë Islamike përmendë se Ebu Bekri i ati i Ajshes i kishte katër fëmijë dhe që të gjithë i kishin lindur në kohën e Xhahilijetit (para shpalljes së Muhamedit për profet) dhe nëse Ajshja kishte lindur në periudhën e Xhahilijetit-Injorancës ajo kurrsesi nuk mund të ketë pasur më pak se 14 vite në vitin 1 të hixhrit kur sipas të gjitha gjasave ajo u martua me Profetin.

Sipas ibn Hishamit Ajshja e pranoi islamin shumë kohë para se këtë ta bënte Omer ibn Hatabi. Duke pasur parasysh kohën kur ai e pranoi Islamin del se Ajsha e kishte bërë pranimin në vitin e parë të Islamit. Kështu që nëse transmetimet për martesën e Ajshes në moshën shtatë apo nëntë vjeqare janë të sakta Ajshja në vitin e pare të Islamit as që do të ishte e lindur apo do të ishte bebe e vockël.

Dhe për fund edhe vetëm një argment tjetër. Sipas Ibn Haxharit Fatimeja ishte pesë vite më e vjetër se Ajshja. Dihet se Fatimeja lindi në vitin e 35 të jetës së Profetit. Dhe tash kur i bëjmë llogaritjet e thjeshta del sërish se Ajshja në asnjë mënyrë nuk ka mundur të ketë më pak se 14 vite në kohën e hixhretit dhe më pak se 15 a 16 në kohën e Martesës së saj

Përfundim

Kështu që kemi parë se abuzimet me profetin Muhamed nga disa njerëz dhe njollosja e tij me epitete të turpshme janë hiç më shumë se rrena të krijuara mbi tradita jo të besueshme dhe jo definitive. Është shumë lehtë që të ngriten akuza dhe storie të tëra mbi vetëm një raport dhe të tjerat të lihen anash. Aq më tepër kemi parë në pjesën e parë se edhe sikur të është e vërtetë ajo në qka bazohen akuzat e misionarëve të krishterë, prapë nuk ka kurrfarë mëkati apo abuzimi në martesën e Muhamedit me Ajshen.

Njësoj si kjo edhe krejt akuzat tjera për Muhamedin si terrorist, vrasës, jotolerat, mashtrues etj bien si kullë prej letrash kur trajtohen nën dritën e fakteve historike dhe karakterit të tij.

——————————————————————————–

Përgatitur nga H. IBRAHIMI

Bibliografia:

1. “The Young Marriage of `Âishah” nga Mohd E. N. Juferi

2. “What was Ayesha’s (ra) Age at the Time of Her Marriage to the Prophet (pbuh)” bazuar në “Tehqiq e umar e Siddiqah e Ka’inat” nga Habib ur Rahman Kandhalwi, Anjuman Uswa e hasanah, Karachi, Pakistan

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit