-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Laboratori zviceran heton helmimin e mundshëm të Arafatit

Më të lexuarat

Një laborator zviceran radiologjik ka njoftuar se do të testojë mbetjet e udhëheqësit palestinez Jaser Arafat për të parë nëse ka qenë i helmuar me polonium, pasi e veja e Arafatit ka miratuar testimin.
Njoftimi u bë premten nga Qendra Spitalore Universitare e Lozanës, raportojnë mediat.

Një zëdhënës citohet të ketë thënë se ekspertët nga spitali pritet të udhëtojnë për në Bregun Perëndimor për të marrë mostra nga trupi i Arafatit.

Hetimi u kërkua nga lideri i Autoritetit Kombëtar Palestinez, pasi një hulumtim në media zbuloi nivele të larta të poloniumit, një substancë radioaktive, ishin të pranishme në disa nga gjërat personale të Arafatit.

Arafati vdiq në moshën 75 vjeçare në një spital ushtarak afër Parisit, në nëntor të 2004-së.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit