Në edicionin qendror të lajmeve në televizionin Shenja, mysafir ishte Arjanit Hoxha nga Këshilli Opozitar. Ai tha se Këshilli ka marr iniciativën të përkrah çdo nismë e cila është kundër këtij regjimi. Sipas tij e vetmja mënyrë për t’i bërë trysni dhe presion të gjithë faktorëve politik në këtë qeveri “është që në përmjet protestave dhe rrugës duke demonstruar vullnetin e shqiptarëve dhe të protestojmë për të drejtat e shqiptarëve që kjo qeveri dhe ky regjim ja ka cenuar”.