-0.2 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Marshi 78 ditësh i ish-gazetarit, Maxhun Smajli

Më të lexuarat

Ditë më parë, pikërisht më 24 mars, në ditën e fillimit të bombardimeve nga aleanca e NATO s, kundër objektivave serbe, publicisti e veprimtari mërgimtar Maxhun Smajli, në shenjë përkujtimi dhe falënderimi për shtetet perëndimore, që i kthyen shpresën e lirisë, shqiptarëve të Kosovës, ka ndërmarrë marshin më të pazakontë, për të ecur këmbë nga Fulda e Gjermania deri në Kosharen e Kosovës. Rruga e tij, siç është bërë e ditur, do të zgjasë aq sa edhe bombardimet e NATO s, 78 ditë, bën të ditur QIK-u.

Në ditën e 23 të ecjes së tij gjendet në Bolzano të Italisë, në kilometrin e 650, pasi ka kaluar Gjermaninë, permesë qyteteve; Wertheim, Haidenheim, Miendenheim, Krumbah etj, si dhe Austrinë nëpër qytetet kah e dërgoi marshuta e tij si; Reutte, Inst, Langbeck, Nauders e Schönweis, ku kaloi vargmalet e Alpeve në Tirolin e jugut, në një lartësi mbidetare prej 1740 deri 2370 metra, për të arritur në Merano e Bolzano të Italisë.

Akti i tij ka bërë jehonë anembanë ku jetojnë shqiptarët, por nuk ka mbetur pa u vërejtur edhe nga të huajt e sidomos nga shtetasit gjerman, ku u vizitua dhe u xhirua në rrugëtimin e tij edhe nga Helmut Rupert i televizionit HR3. Ndërkaq numri i shqiptarëve mërgimtarë që po e vizitojnë, në grupe e vec e vec protoganistin e këtij marshi, është i madh. Ata po udhëtojnë me kilometra të tëra, për ta takuar njeriun që ka maxhepsur me aktin e tij dhe është bërë një element identifikues dhe i dashur për të gjithë. Vizitat që po i bëhen për t’i dhënë mbështetje dhe kurajo, Maxhunit i kanë shtuar forcën morale për të përballuar përkushtimin e tij me sukses. Gjendja e tij e mirë shëndetsore dhe moti i mirë që po mbretëron, po mundësojnë që në përpikëri të realizohen parashikimet e Maxhunit. Kilometrat e rrugës së tij të kaluar ( saktesishte 650 ), e kanë quar atë deri në Bolzano të Italisë.

Në pjesën e rrugëtimit të deritashëm, ai është vizituar dhe përkrahur nga një numër veprimtarësh. Në Itali ai u prit nga një grup bashkatdhetarësh, (35 mërgimtarë), që kishin dalë në rrugë për ta pritur dhe përgëzuar.

Në kilometrin e 137 në Itali, ai u prit edhe nga anëtarët e Shoqates Kulturore “Kosova” të Bolzanos, të drejtuar nga Mr. Linda Përlaska si dhe nga gazetarë italian të gazetës Alto Adige, të cilët publikuan një reportazhë me titull “Marshi i shqiptarit që falënderon, kalon nëpër Merano”. Një pritje është organizuar edhe nga kolonia shqiptare në qytetin Laives ku bashkëshortët Osman Opre nga Dibra e Madhe dhe Selvete Shala, nga Mitrovica, në lokalin e tyre hotelier, u kanë krijuar mundësinë bashkëkombasve tanë për ta takuar, pritur e përgëzuar e, edhe përqafuar me emocione, protoganistin e këtij marshi.

Ndërkaq numri i atyre që vazhdojnë ta përgëzojnë për këtë marsh është shumë i madh, ku nuk mungojnë thirrjet telefonike as edhe nga SHBA të e shtetet tjera të Evropes si nga Belgjika, Italia, Austria etj., si dhe nga Kosova.

Maxhun Smajli në hapërimin e tij drejt Kosovës, vazhdon me homazhin e tij në ecje, duke kujtuar të gjithë ata që u flijuan për lirinë e Kosovës, por edhe të gjithë shqiptarët të cilët nëpër histori, ishin nisur në rrugën e kthimit drejt vendlindjeve të veta, si: nizamët e Jemenit të largët, vullnetarët e Spanjës, apo edhe robët e Luftës së parë e të dytë botërore të cilët kurrë nuk arritën në shtëpitë e tyre, duke i lënë eshtrat rrugëve të botës, pa një shenjë a gurë varri.

Dashuria ndaj atdheut e manifestuar në këtë mënyrë të vecantë është edhe një senzibilizim për të gjithë ata shqiptarë, që lufta e fundit i detyroi të marrin botën në sy, me mallin e pashuar për Kosovën.

Maxhun Smajli ishte reporter i luftës për lirinë e Kosovës./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit