Komandanti zviceran i trupave paqeruajtëse në Kosovë, Karl Küng nga muaji tetor do të zëvendësohet me Thomas Wymann.
Këtë informatë e ka lëshuar “Bundesamt”-i zviceran, informon INA.
Thomas Wymann jeton dhe punon në Brugg. Karriera e tij pranë trupave paqeruajtëse të Swisscoy kishte filluar menjëherë pas luftës në Kosovë.
Nga mesi i vitit 1999 e deri më sot ai ka krijuar një karrierë politike në Zvicër.
Sipas informatave, ai është në këshillin e qytetit si anëtar i partisë SVP, parti kjo që ka një urrejtje të madhe ndaj të huajve, përkatësisht ndaj shqiptarëve.
Wymann shpjegon se ky mandat i dhënë për në Kosovë nuk ka të bëjë me politikë dhe se aktivitetet e tij partiake do i lë në Zvicër, në çka shpresojnë edhe mediet zvicerane.
Wymann tani është në kazermën e quajtur Stans të kantonit Niedwalden. Afati i qëndrimit të tij në Kosovë do te jetë nga tetori i këtij viti deri në prill të 2013.kohaislame