3.8 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kostoja e tërheqjes nga Afganistani – 4 miliardë USD

Më të lexuarat

Afganistani do të vazhdojë të përbëjë një kosto të lartë për komunitetin ndërkombëtar edhe pas vitit 2014, kur aleatët pritet të kryejnë tërheqjen e tyre.

Kjo, pasi kur përgjegjësia për sigurinë të kalojë në duart e forcave afgane, “fatura” vjetore për të garantuar rekrutimin dhe stërvitjen për ushtarët dhe policët lokalë është llogaritur në 4.1 miliardë dollarë në vitet 2015-2017, njofton REL.

Ditën e mërkurë, vendet anëtare të NATO-s janë mbledhur dhe kanë nisur diskutimet se si ta ndajnë këtë kosto të lartë, që do të rëndojë xhepat e tyre.

Po gjatë mbledhjes së sotme, Aleanca ka njoftuar se ka ndërmend të vazhdojë me projektin e mburojës anti-raketë në Evropë.

Njoftimi ka ardhur pavarësisht protestave të Moskës, që e konsideron këtë projekt armiqësor. Zyrtarizimi pritet të bëhet në samitin e Çikagos në datat 20 dhe 21 maj.

NATO llogarit se janë të paktën 30 vendet nga të cilat mund të nisen raketa armiqësore, por nuk dëshiron të përmendë emra dhe sqaron se mburoja nuk i drejtohet një vendi në veçanti, “por kundër një kërcënimi real raketash”./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit