2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Mbesin pa gjumë shkaku i zhurmës së natës nëpër kafiteri

Më të lexuarat

Zëri i madh i muzikës gjatë mbrëmjeve në lokalet e natës në Vushtrri, po i lë pa gjumë banorët që jetojnë afër kafiterive të ndryshme, apo rreth qendrës së qytetit.

Këtë problem përveç banorëve e konfirmuan edhe Polica e Kosovës e po ashtu autoritetet komunale.

Madje, së fundmi në disa prej lokaleve të natës policisë së Kosovë e inspektoratit komunal po i bije t’i vizitojë shumë shpesh nga ankesat që paraqesin qytetarët nga zëri i lartë i muzikës që dëgjohet kryesisht nga ora 22:00 e deri pasmesnatës. “Ne po intervenojmë po thuajse për çdo natë në ato lokale së bashku me inspektoratin komunal, pasi qytetar të ndryshëm po ankohen në forma të ndryshme se zëri i lartë i muzikës po i lë pa gjumë e po i pengon ata. Kryesisht ankesa më të mëdha kemi nga banorët që jetojnë në qendër të Vushtrrisë, ku edhe kafiterit janë në numër më të mëdha në këtë pjesë”, ka deklaruar komandanti i stacionit policorë në Vushtrri, Abdylaziz Hoxha.

“Rastet më të shpeshta kur policisë po i duhet të intervenon janë lokalet qe veprojnë në rrugën “Pandeli Sotiri”, afër Kalasë së qytetit. Ne në këto raste pas intervenimeve edhe u ndalim muzikën dhe së bashku me inspektoratin komunale pronarëve të atyre kafiterive u dërgohet lënda për prishje të rendit dhe qetësisë në Gjykatën për Kundërvajtje të Vushtrrisë”, ka thënë komandanti Hoxha.

Sipas tij, nga këto kafiteri përveç ankesave nga banorët e qendrës, të rrezikuar po jenë edhe qytetarëve të tjerë të cilët po gjenden ne mjediset e tilla, përkatësisht ‘pjese e ndejave’ në ato ambiente./koha/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit