Sistemi operativ Windows RT do të dalë me një version të mangët të Office. Sipas disa raporteve nga The Verge, ky sistem operativ me version të Windows 8 do të dalë me macro dhe funksionalitete të ndryshme.
Kompania do të përfshijë Office 2013 RT si një pjesë e lansimit që do të bëhet në tetor për talbetët Surface, por versionet e lansuara do të jenë vetëm një Preview, ku produkti përfundimtar nuk pritet të vijë deri në fillim të vitit tjetër.
Duke u mbështetur në burime të kompanisë, The Verge thotë “macrot, do të jenë një pjesë e tretë e shtesave, dhe mbështetja VBA do të largohen nga edicioni Office 2013 RT”, me karakterisitka të tjera që ka shumë gjasa të hiqen, gjithashtu. Burimet thonë që këto vendime justifikohen me faktin që duan të sigurojnë një jetëgjatësi më të madhe të baterisë.
Vendimi për të hequr Office për pajisjet RT është një ndryshim 180 shkallë, pasi drejtori i Microsoft Steve Ballmer kishte thënë se ky sistem operativ do të vinte me një version të plotë.
“Atëhere…pajisjet Surface me çipe ARM do të kenë një version të plotë Word, PowerPoint dhe Excel,” tha ai në një konferencë për shtyp muajin e kaluar.” Nuk tregohet asnjë nga aftësistë e plota të Microsoft Office që do të përfshihen me pajisjet Windows 8 ARM.
A do të jetë versioni i plotë i Office i disponueshëm për brezin e ardhshëm të pajisjeve?
Microsoft ende nuk ka thënë asgjë se çfarë do të përmbajë versioni që do ta lansoj, dhe po presim për një lajm të tillë. (PCWorld Albanian)/kohaislame