1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Të mos bëjmë tavaf rreth interesave personale

Më të lexuarat

Dr. Mustafa Mahmoud

Pyes veten derisa bëj tavaf (rrotullohem) rreth Qabesë…

Çfarë ndodh me këta njerëz të fortë të cilët me përulësi dhe devotshmëri bëjnë tavaf rreth Shtëpisë së Zotit? Kur largohen nga ky vend i shenjtë, duket se fillojnë të bëjnë tavaf rreth vetes, rreth pozitës së tyre, rreth shejtanit të tyre. Sikur adhurimi i tyre reduktohet vetëm për disa minuta sa janë në Harem, ndërsa pas kësaj shkojnë dhe i kthehen vetes dhe jetës së tyre. Vallë, tavafi i tyre a është një ibadet i vërtetë apo ai është vetëm një formalitet?

Vallë, a dëshiron Allahu që tavafi i tyre të jetë një ritual formal fetar, i ndarë nga sjellja dhe jeta? Apo Ai ka dashur ta bëj një ibadet fetar dhe simbol i cili duhet të bashkojë të gjithë muslimanët e botës rreth një fjala të përbashkët? Po, Allahu kërkon nga ne muslimanët që gjithë jetën ta bëjmë tavaf rreth fesë dhe parimeve të Tij. Kjo do të duhej të jetë udhëzimi ynë në çdo sferë të jetës.

Dhe nëse muslimanët, të bardh, të zi dhe të kuq, në politikën e tyre të rrotulloheshin rreth një pike, ashtu siç rrotullohen rreth Qabesë, tani gjendja e tyre do të ishte ndryshe. Nëse do të bënin tavaf rreth një ideje, nuk do të ishin të nënçmuar, të shtypur dhe të nënshtruar dhe nuk do të mbeteshin në margjinat e shoqërisë siç i
shohim tash.

Andaj, i habitur e pyes veten:

Si është e mundur që, edhe krahas tavafit të përbashkët, ta vrasin njëri tjetrin? Si është e mundur të bëjnë gjëra të tilla kur bashkërisht bëjnë tavafin?

Vallë, a janë të sinqertë në tavafin e tyre?

A janë të sinqertë kur janë tubuar në këtë vend të shenjtë?

Apo dunjaja, te çdonjëri prej tyre, është më e madhe se Allahu, andaj bëjnë tavaf rreth vetes, duke lavdëruar mendimet dhe idetë e tyre?

Të vërtetën e ka thënë i Dërguari i Allahut s.a.v.s. kur beduini i tha se nuk do të fal asgjë jashtë namazeve obligative, në çka ai tha: “Ka shpëtuar nëse është i sinqertë.”

Ky mesazh i Pejgamberit a.s., a nuk është aktual edhe sot, a nuk u drejtohet kjo të gjithë muslimanëve?!

“Do të shpëtoni nëse jeni të sinqertë!”

Për fat të keq, sikur ne nuk jemi të sinqertë në veprimet tona.!

Përktheu stafi i Islampress.info

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit