0.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Rusia dhe Kina akoma përkrah Asadit

Më të lexuarat

 

Rusia dhe Kina thonë se rezoluta për Sirnë, e miratuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, minon përpjekjet për paqe në këtë vend.

Rezoluta kritikon edhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së, edhe Qeverinë e presidentit sirian, Bashar al-Asad.

E hartuar nga Arabia Saudite, ajo është miratuar të premten me 133 vota për, 12 kundër dhe 31 abstenime.

Rusia dhe Kina, të cilat kanë bllokuar disa përpjekje në Këshillin e Sigurimit për të vendosur sanksione kundër Damaskut, kanë qenë në mesin e vendeve që kanë votuar kundër tekstit.

Moska thotë se rezoluta i jep “mbështetje të hapur opozitës së armatosur”.

Sipas Pekinit, “duke i bërë presion vetëm Qeverisë siriane, kriza do të shëprndahet në vende të tjera të rajonit”.

Në Siri, sipas Kombeve të Bashkuara, kanë humbur jetën 19,000 persona në 17 muaj trazira./ina/kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit