3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

E dini se cili është ajeti që Omerin e ‘madh’ e rrëzoi në shtrat?

Më të lexuarat

Një ditë hazreti Omeri ishte duke lexuar Kur’an dhe arriti deri te një ajet i cili e plasi në shtrat. Për tre ditë me radhë ai nuk mundi të dalë jashtë shtëpisë, saqë njerëzit menduan se është i sëmurë dhe shkonin për ta vizituar.

Ai nuk ishte i sëmurë, por ajo që e solli deri në atë gjendje, ishte ajeti i Kur’anit i cili i shkaktoi  alivanosje. Pra, bëhet fjalë për ajetin e sures Et-Tur, ajeti 7 dhe 8. Allahu i Lartësuar thotë: Është e vërtetë se dënimi i Zotit tënd patjetër do të ndodhë. Atë nuk ka kush që mund ta largojë.“

Është dashur vetëm një ajet që Omerin e „madh“ ta plas në shtrat. Kështu është zemra e besimtarit. Këta janë besimtarët e vërtetë, zemrat e të cilëve rrëqethen dhe kaplohen me frikërespekt, mu ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar: “E, besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, të të cilëve kur përmendet All-llahu u rrëqethen zemrat e tyre, të cilëve kur u lexohen ajetet e Tij u shtohet besimi, dhe që janë të mbështetur vetëm te Zoti i tyre.” (Enfal, 2).

Zemrat e besimtarëve janë të gjalla dhe të “ndjeshme” ndaj ajeteve të Kur’anit fisnik.

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit