1.1 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Limoni, produkti i duhur për të lënë duhanin

Më të lexuarat

Personat të cilët janë të ndërvariur nga duhani ekziston një mënyre e lehtë natyrale që i ndihmon për të shmangur këtë ves. Sipas një studimi të kryer nga Univerziteti Srinakharinëirot i Tajlandës, të cilët kanë publikuar një artikull në gazetën e shoqatës mjekësore duke prezentuar efektin e limonit të freskët, po atë që e shohim në raftet e supermarketeve, si ndihmës për ndërprerjen e duhanit.

Ky ishte një studim i cili u krye në 100 duhanpirës, duke i ndarë në dy grupe, njërit nga të cilit i është dhënë limon i freskët dhe tjetrit grup, çamçakëz nikotine. Pas një periudhe prej 9-12 javë, shkencëtarët testuan për sasinë e ndërprerjës së duhanpirjes dhe nivelin e dëshirës.

Rezultatet treguan se të dy grupet shfaqën norma të ngjashme të numrave për dëshirë dhe ndërprerje të duhanit, edhepse ndoshta me intenzitet të ndryshëm. Kështuqë, limoni është vërtetuar si alternativë e besueshme duke u dalluar si ndihmës për ndërprerje të duhanit.

Limoni, ka dobi të pamohueshme natyrore dhe posedon aftësi të caktuara duke përfshirë rritjen e sistemit imunitar të njeriut.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit