3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Muslimanët dhe civilizimi perëndimor

Më të lexuarat

Na transmetojnë librat e sunnetit të pastër se Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Çdo çështje e fesë suaj është e imja (unë vendosi në te), kurse sa i përket çështjeve të kësaj bote, ju më mirë i dini ato punë” (Tra. Muslimi).

Ky hadithi sherif është thënë me rastin e pllenimit të hurmave. Një ditë duke kaluar Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pranë një grupi të sahabëve të tij i pa duke i pllenuar hurmat, e u tha: “Pse e bëni këtë?”. Duke u bazuar në këtë fjalë, ata e lanë këtë punë. Mirëpo fryti nuk doli i bollshëm, hurmat dolën pa farë. Kur kaloi për së dyti e pa këtë gjendje dhe i pyeti: “Ç’kanë hurmat tuaja?”, kurse ata i thanë: “O Resulull-llah, the kështu e kështu, e ne të dëgjuam dhe për këtë kështu dolën hurmat”. Në këtë rast Pejgamberi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e tha hadithin e lartëpërmendur.

Ky hadithi sherif konsiderohet rregull i rëndësishëm në Islam dhe është i domosdoshëm për kuptimin e logjikës së ndërtimit (ngritjes) të civilizimit Islam, ngase ky hadith ndanë aspektin thjesht shkencoro-material nga ai ideologjik, fetar dhe njerëzor. Në pëlqim me këtë rregull, muslimanët e parë ngritën civilizim të paparë deri në atë kohë, civilizim të ri por të fuqishëm materialisht, në të njëjtën kohë kur kjo ngritje e këtij civilizimi bazohej në akide, sheriat dhe ibadet, gjëra të cilat janë të lidhura me All-llahun [subhanehu ve teala], Zotin e botëve, dhe në udhëzimin e Pejgamberit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ashtu që ndërlidhja, harmonia dhe baraspesha ishin cilësi të dalluara të civilizimit islam.

 

Vlera e kësaj analize për të kuptuar nocionin “Civilizim”

Kjo analizë dhe definim i nocionit kulturë, ka rëndësi dhe vlerë në orientimin e muslimanit bashkëkohor nga ajo që mundet ta pranojë dhe nuk mundet ta pranojë dhe kah ajo që duhet të jetë i kujdesshëm dhe të ruhet nga civilizimi bashkëkohor. Një qëndrim i tillë (kritiko-analitik) është hyrje e kushtëzuar për çdo mund Islam serioz, i cili kërkon se si të formulon projektin tonë civilizues Islam. Kjo i jep mundësi ummetit që të niset nga bazat e tij duke u shërbyer me të arriturat pozitive të civilizimit bashkëkohor drejt përparitmit, kalimit dhe mbisundimit civilizues, gjë e cila i siguron ummetit udhëheqjen e njerëzisë, sërish drejt udhëzimit të dritës. Ky qëndrim kritiko-analitik ndaj civilizimit bashkëkohor na mundëson që të zbulojmë ilizionin e madh të disa lapsave helmues që mundohen të futen në shpirtin dhe trurin e muslimanit, duke u nisur nga pohimi se civilizimi bashkëkohor është një tërësi e pandarë, dhe për këtë ose e marrim në tërësi, me të mirat dhe të këqijat që i posedon, ose e lëmë në tërësi. Një pohim i tillë, i cili është mashtrues, në të njëjtën kohë edhe i kotë, ka për qëllim që t’i sjellë muslimanët në pozitë të vështirë dhe situatë kritike në aspektin shpirtëror, ideor dhe njerëzor, bile ka për qëllim të shkaktojë ndarje në personalitetin njerëzor Islam në mes besimit të tij të fuqishëm dhe dëshirës së tij për realizimin e përparimit civilizues të shpresuar. Pra, metoda kritiko-analitike, bazat e së cilës i marrim nga udhëzimi pejgamberik, na e bënë të qartë kotësinë e këtyre pohimeve dhe na përforcon tezën se civilizimi është grumbullim i veprës së njeriut. Një pjesë e saj është e përbashkët ndërmjet gjithë popujve dhe normalisht nuk mban në vete shenja të ndonjë veçantie të ndonjë populli ose të ndonjë vendi. Ky është aspekti shkencoro-material i civilizimit. Kurse, pjesa tjetër përbëhet prej mendimeve të ndryshme njerëzore, të cilat dallojnë në përcaktimet e tyre mbi të mirën dhe mbi të keqen, mbi të bukurën dhe mbi të shumtuarën, ashtu që çdo popull që don ngritje civilizuese mund që nga gjithë ky prodhim të merr atë që përputhet me bazat, vlerat dhe besimet e tij dhe i cili këtë projekt e shtyn përpara. Normalisht nga ky civilizim ka mundësi të refuzojë çdo send që nuk përputhet me besimet dhe vlerat e tij ose e pengon përparimin e këtij populli.

Pas gjithë kësaj mbetet pyetja e madhe para mendimit Islam bashkëkohor, i cili kërkon kushtet e rilindjes, e cila është: Ç’pranojmë dhe ç’ka nuk pranojmë nga civilizimi bashkëkohor?

 

Çka pranojmë nga civilizimi bashkëkohor

Nga sqarimi i domethënies “Civilizim” na u ba e qartë se aspekti material nga ky civilizim, d.m.th. aspekti shkencoro-material, është ajo që mund ta konsiderojmë trashëgimi njerëzore e përgjithshme, e cila nuk është e veçantë për ndonjë popull. Çdo njeri, individ dhe popull ka marrë pjesë në ndërtimin e saj. Këtij përparimi shkencoro-material, duke përfshirë edhe teknologjinë e shkëlqyeshme gjë të cilën e dëshmon civilizimi bashkëkohor, bazat ia kanë venduar dijetarët dhe hulumtuesit e civilizimit Islam, siç janë shkencat e matematikës, medicinës, astronomisë etj., bile edhe vet metoda shkencore, është metoda eksperimentale, themelet i ka në civilizimin Islam, gjë e cila ka qenë pikënisje e ndryshimeve në civilizimin e ri.

Për këtë muslimanët kanë të drejtë, bile e kanë obligim që t’i arrijnë këto njohuri dhe shkenca dhe të japin mundin e tyre që të mbisundojnë metodologjitë dhe mundësitë e tyre, ngase kjo është kusht kryesor ose shtyllë e rilindjes së shpresuar. Nëse nuk i arrijmë dhe nuk i përvetësojmë këto shkenca, ummeti ynë do të mbetet edhe mëtej i dobët dhe i prapambetur, e me këtë u jep rast popujve tjerë që të bëhen tutor tanë ideologjik dhe joideologjik. Në të njëjtën kohë armiqtë tanë mund t’i destabilizojnë dhe t’i asgjësojnë lehtë pa lodhje përpjekjet që bëhen për rilindje.

Arritja e këtyre njohurive, shkencave, dhe bashkëpunimi serioz me to, nuk e ndalë fitimin material të umetit, por e tejkalon këtë saqë e përforcon edhe më tepër besimin e muslimanëve ne veten e tyre dhe në mundësitë e tyre, nxitë dëshirën e tij dhe e shtynë drejt përparimit. Në të kundërtën, mosposedimi i këtij aspekti, nga civilizimi bashkëkohor shkakton përhapjen e dëshpërimit dhe pasivitetit, sidomos në gjeneratën e re.

Me këtë trashëgimi “qytetëruese”, ummeti ynë mund të përfiton nga shpikjet e civilizimit bashkëkohor dhe duke marrë parasysh mjetet mënyrat e organizimit dhe administrimit, normalisht duke i përdorur në pëlqim me moralin Islam dhe për t’i shërbyer shoqërisë muslimane për t’i realizuar qëllimet e saja dhe për të përhapur misionin e saj njerëzor. Kjo është ajo që e pat bërë Omeri [radijall-llahu anhu] kur filloi t’i shfrytëzojë regjistrat për të regjistruar çështjet e shtetit duke u bazuar në përvojën e civilizimit persian në këtë aspekt.

 

Çka refuzojmë nga civilizimi bashkëkohor

Gjendja historike në të cilën lindi civilizimi evropian bashkëkohor detyroi shoqëritë evropiane që të përvetësojnë vlera, rregulla morale, mendime dhe ndjenja, që në esencë dallojnë nga shoqëria islame, nga vlerat, mendimet, shikimet dhe rregullat morale të saja, ngase civilizimi evropian bashkëkohor u themelua në atmosferë të konfrontimit mes fesë dhe shkencës, mes besimit dhe mendimit, mes mbisundimit të “institucionit kishtar” dhe dëshirës për shpikje, zbulim dhe përparim në shoqëri. E gjithë kjo, normalisht, ndikoi në këtë dhe si rezultat i kësaj lindi shpirti i armiqësisë ndaj fesë dhe dëshira e madhe dhe e fshehtë për t’u “liruar” nga çdo vlerë dhe kuptim që ka të bëjë me fenë, me çdo fe, e sidomos krishterimin.

Në këtë mënyrë shumica e drejtimeve ideologjike, kulturore, letrare, artistike dhe metodologjike janë të ngjyrosura me këtë ngjyrë e cila ëshë kundër çdo feje. Kjo është ajo që na detyron të përfundojmë se këto rezultate të ndryshme në civilizimin bashkëkohor konfrontohen me vlerat islame, normalisht duke pasur dallim njëri prej tjetrit. Megjithatë ne këtu do t’i regjistrojmë disa pika që paraqesin boshte të dukshme në drejtimet e civilizimit bashkëkohor, çështje të cilat nuk mund t’i pranojmë në shoqërinë islame dhe normalisht, nuk mundemi që në bazë të tyre ta ndërtojmë projektin tonë civilizues islam. Në këtë rast nuk na mbetet asgjë pos që t’i refuzojmë tërësisht.

 

Këto boshte të refuzuara janë:

1-Ateizmi i këtij civilizimi, largësia e saj prej All-llahut [subhanehu ve teala], tallja e tyre me shenjtëritë fetare dhe çdo send që rezulton nga ky qëndrim i tyre, siç është: hujnizimi i njeriut, ose hyjnizimi i epsheve dhe pasioneve të tyre, ngase ateizmi i këtij civilizimi sipas besimit të muslimanit është shkaku i mjerimit të tij, është shkak i mosrehatisë, kaotizmit dhe shqetësimit në shoqërinë perëndimore edhe pse kanë arritur në gradën e mbisundimit material. Nëse futjen e ateizmit në brendi të civilizimit perendimor bashkëkohor e kanë shkaktuar faktorët e veçantë të shoqërive evropiane, shoqëria jonë Islamike nuk i posedon këto faktorë, bile plotësisht e kundërta është ajo që ka ndodhur në ngritjen tonë civilizuese të kaluar. Civilizimi Islam buroi nga feja, jo nga armiqësimi i fesë, andaj e tillë duhet të jetë edhe ngritja e re e civilizimit Islam, e bazuar në fe dhe duke u nisur nga bazat e saja hyjnore.

 

2-Refuzojmë metodën laiciste (laike-sekulariste), në bazë të cilës janë ngritur shoqëritë e civilizimit bashkëkohor, ngase kjo metodë është dukje e një lloji të veçantë nga bejlegimet (thirrja në dyluftim) historike me fenë krishtere në realitetin evropian. Për këtë, kjo është e huaj në trashëgiminë tonë kulturore, në vlerat islame dhe në strukturën e shoqërisë islame, bile edhe më tepër se kjo, kjo metodë sipas studimeve dhe hulumtimeve islame, është rrënuese e metodës islame, në të cilën bashkohet feja me dynjanë, shoqëria me besimin dhe shteti me akiden.

 

3- Refuzojmë nga civilizimi bashkëkohor çdo send që ndërlidhet me amoralitet, me çorodi morale, me rrënimin e marrëdhënieve shoqërore, familjare dhe natyrore. Kjo çorodi morale nuk është çështje e patjetërsueshme e ngritjes civilizuese, e as që është kusht i përparimit njerëzor, por është dukje e sëmurë e cila i nënshtrohet shkaqeve njerëzore, me çka mund të përcjellen dhe zbulohen bartësit e saj, nën ngritjen shpirtërore, fetare dhe ideore të njeriut në të gjitha istitucionet të shoqërisë. Pra, kështu mund që të mbisundohen dhe të shërohen, ose të largohen nga lëvizja e përparimit në shoqëri, ngase këta janë shkaktarë të rrënimit të civilizimit, bile janë qortues historik të rrënimit, shkatërrimit dhe lajthitjes së popujvë, siç tregon Kur’ani: “Dhe kur Ne vendosim për të shkatërruar ndonjë vendbanim, Ne (më parë) dërgojmë urdhër të prerë (për t’iu bindur All-llahut e për të punuar drejt), atyre njerëzve nga mesi i tyre, (ose më parë Ne shtojmë numrin e popullsisë së tij) që bëjnë jetë luksoze. Kështu pra ata i tejkalojnë kufijtë në të dhe kësisoj përligjet Fjala (e ndëshkimit kundër tij e kundër tyre). Pastaj Ne e shkatërojmë atë nga rrënjët. (El-Isra; 16).

 

4-Refuzojme nocionin liri, ashtu siç është vendosur në ndërgjegjen e evropianit modern, e cila thotë: “Liria ime nuk ndalet përveç se në kufitë e lirisë së të tjerëve”, ngase është mendim kaotik. Kështu medoemos është hyrja çorodisë në shoqëri dhe shkatërrimin e saj, gjë që shkakton konflikt në shoqëri, ngase çdokush të tjerët i konsideron pengesë që pengojnë liritë e tij. Ndërsa, Islami është munduar ta vulosë në ndërgjegjen e njeriut vlerën e lirisë, e cila është në pëlqim me sistemin e vlerave, kuptimeve dhe rregullave, të cilat zbulojnë shenjat e të shëmtuarës dhe të bukurës, të mirës dhe të keqes në këtë çështje, ashtu që çdo musliman përgjigjet për këto vlera ndërmjet të cilave është edhe vlera e lirisë në vetveten e tij, por edhe në shoqëri. Për këtë edhe e ka bërë All-llahu [subhanehu ve teala] cilësinë e të urdhëruarit në të mirë dhe të ndaluarit nga e keqja prej shenjave më të rëndësishme të mirësisë së popullit islam: “Ju jeni populli më i mirë që i keni ardhë njerëzimit, urdhëroni në të mirë, ndaloni nga veprat e këqija dhe besonie All-llahun…” (Ali Imran; 110), ngase ky rregull i ndershëm, “urdhërimi në të mirë dhe ndalimi nga e keqja”, është ajo që i jep vlerë ekzistimit dhe aktivizimit të ndërgjegjes shoqërore, kurse domethënia e lirisë siç është në perëndim momentalisht, shkakton humbjen e kësaj ndërgjegje shoqërore dhe shkatërrimin e saj.

 

5- Refuzojmë nënçmimin e gruas dhe mashtrimin e saj me dëshmi dhe terme të shkëlqyeshme si p.sh. se: ”Gruaja përfaqëson gjysmën e shoqërisë” ose “Ajo duhet ta rikthejë nderin e saj që është marrë nëpër këmbë me mijëra vite me radhë” etj. Neve edhe pse besojmë se gjithë këto lëvizje nuk janë dalë në shesh rastësisht, por gishtat qëllimkëqinj dhe të fshehtë i kanë lëvizë këto thirrje, tani do të tregojmë vetëm gabimin e dukshëm në këto drejtime (orientime) të reja. Këto drejtime marrëdhëniet e shoqërisë së parë njerëzore i paraqesin të bazuara në konflikt, e jo, siç pohon Islami, në mëshirë dhe dashuri: “Dhe nga faktet (e madhërisë së) e Tij është që për të mirën tuaj, Ai krijoi nga vet lloji juaj palën (gratë), ashtu që të gjeni prehje tek ato dhe në mes jush krijoi dashuri dhe mëshirë…” (Err-Rrum; 21).

 

Këto thirrje vulosin nocion të rrezikshëm në shoqëri, saqë kujdesin (mbikqyrjen) e mjetit dhe “kopsës” e bën më të shenjtë dhe më të rëndësishëm se kujdesin (mbikqyrjen) e gjeneratës së re njerëzore, zhvillimin e materies e bën më të rëndësishëm se zhvillimin e njeriut, atëherë kur dëshiruan që t’ia zbukurojnë asaj daljen nga fortifikata dhe shtëpia e saj, duke e konsideruar rregull themelor dhe kusht për përparimin (emancipimin) e saj. Ja reaksionet e pandërprera në shoqëritë bashkëkohore evropiane, pasiqë gruaja zbuloi se ata nuk e nxjerrën vetëm nga shtëpia por e nxjerrën edhe nga njerëzia.

Këto janë pikat kryesore që i refuzojmë nga civilizimi bashkëkohorë dhe refuzojmë që në bazë të tyre ta ngrisim projektin tonë civilizues Islam të shpresuar. S’ka dyshim se ekzistojnë edhe rregulla edhe kuptime tjera që i refuzojnë, mirëpo këto që i përmendëm sipas meje janë burimi i gjithë sëmundjes dhe bazë e të gjitha problemeve. 

 

Marrë nga libri “Hyrje në projektin tonë civilizues” fq. 43-49, nga autori Xhemal Sultani,
21.10.2000

 Artikujt e paraqitur në këtë sekcion janë mendime dhe komente personale te autorëve dhe nuk korespondojnë domosdoshmërisht me ate që redaksia e Albislam.Com i din për të vërteta.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit