1.5 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Morsi mbështet procesin për paqe në Lindjen e Mesme

Më të lexuarat

Presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, i ka dërguar një letër homologut të tij izraelit, Shimon Perez, duke shfaqur shpresën se mund të vazhdojë procesi për paqe në Lindjen e Mesme. Letra e bërë publike nga zyra e Perezit, paraqet komunikimin e parë publik ndërmjet të dyja vendeve që kur Morsi u bë president një muaj më parë, raporton agjencia e lajmeve DPA.
“Shfrytëzoj rastin të ritheksoj se pres që të bëjmë përpjekje në mënyrë që të mund të vazhdojë procesi për paqe në Lindjen e Mesme për të arritur siguri dhe stabilitet për të gjithë popujt në rajon, përfshirë popullin izraelit”, thuhet në letrën e presidentit egjiptian dërguar homologut të tij izraelit.

Letra vjen një muaj pas dërgmit të një telegrami të urimit, të cilin Pervez ia kishte dërguar kreut të Egjiptit me rastin e zgjedhjes së tij si president. Në letrën e Pervezit, ai pat shfaqur shpresën për vazhdimin e bashkëpunimit me Morsin bazuar në marrëveshjet e nënshkruara në mes të dyja vendeve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit