4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Propaganda komuniste: Të jesh atdhetar duhet të jesh antifetar (nënkupto ateist).

Më të lexuarat

Propaganda komuniste: Të jesh atdhetar duhet të jesh antifetar (nënkupto ateist).

Në Shqiperi, kjo më lart është burimi më i madh i Islamofobisë, dhe jo vetem ndaj Islamofobisë por “fetarofobisë”. Të gjitha komunitetet fetare në vend nuk janë imune ndaj kësaj forme diskriminimi të hapur, të mbjelle nga rregjimi komunist. Komunizmi ka plot 20 vjet qe është rrëzuar në Shqiperi, por brezat e shqiptarëve të lindur e brumosur nën komunizëm janë ende gjallë, e për aq kohë sa këta do të jenë gjallë, botëkuptimi i ateizmit militant nuk ka për të rreshtur. Shpresa e vetme që kemi është që brezat e rinj nuk do të infektohen nga botekuptimi i brezave komuniste, por do të rriten me frymën e respektit të dinjitetit njerezor, të çdo shqiptari që zgjedh të besojë në Zot.

Aspekti tjetër i propagandës komuniste, që e bën këtë propagandë akoma më të rrezikshme e indoktrinuese, është ideja se “lufta ndaj fesë dhe komuniteteve fetare është një luftë për mbijetesë për popullin shqiptar.” Me fjalë të tjera, duke qenë se shqiptarët si popull nuk kane një fe të përbashket por disa fe, kjo shërben si burim përçarje për ta, dhe e vetmia mënyrë për te krijuar një komb, është që të gjithë shqiptarët te heqin dore nga feja e tyre me pahir. Kjo ishte thelbi i propagandes komuniste ne Shqiperi per 5 dekada, qe nuk kish aspak qellim “unitetin kombetar”, por kish qellim rindoktrinimin e popullit shqiptar: varrosjen e moralit familjar fetar te trasheguar nga brezi ne brez, dhe perqafimin e moralit ideologjik te kohes, moralit komunist. Ne kete menyre, diktatori kthehej ne Zot dhe veprat e tij ktheheshin ne libra te shenjte.

Aspekti i trete i propagandes komuniste, ishte manipulimi i historise. Manipulimin e historise une do ta pershkruaja si fshirjen e kujteses kolektive te nje populli. Menyra e vetme qe rregjimi komunist kish per te indoktrinuar shqiptar me moralin e ri komunist, ishte fshirja e kujteses se tyre historike. Brezi i ri nuk duhet te mesonte nga goja e prinderve, gjysherve e stergjysherve te tyre moralin e traditen familjare, as nuk duhet te mesonte qe per shekuj me rradhe shqiptaret e besimeve te ndryshme kishin bashkejetuar ne paqe e harmoni, ndryshe nga cfare propagandonte Partia.

Vegla tjeter e perdorur nga rregjimi komunist ishte keqinterpretimi i mesazhit te Rilindjes Kombetare per hir te interesave te veta ideologjike. Nuk ka rast me te mire per kete, se sa keqintepretimi i mesazheve te rilindasve tane si Vaso Pasha. “Mos shikoni Kisha e Xhamia, feja e shqiptarit eshte shqiptaria!” Pashko Vasa ishte vete nje besimtar i krishtere ne Zot dhe punonte si guvernator i Portes se Larte ne Liban. Dhe mesazhi i tij, qe u perdor nga rregjimi komunist si parrulla e luftes kunder fese, nuk ishte aspak nje mesazh antifetar, perkundrazi, ai ishte nje mesazh universal i dashurise. Ajo qe Vasa quan “shqiptari” nenkupton dashurine per njeri-tjetrin si shqiptare, pavaresisht se u perkasim besimeve te ndryshme. Dhe ajo qe rilindasi quan “kisha” e “xhami”, nenkupton klerin e ketyre komuniteteve qe bente thirrje per lufte e urrejtje ndaj njeri-tjetrit, vetem se i perkasim besimeve te ndryshme. Ky ishte thelbi i mesazhit te Pashko Vasos. KohaIslame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit