1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Rusia e konsideron të palogjikshme kërkesën për dorëheqjen e Bashar Asad

Më të lexuarat

Sergei Lavrov ministri i jashtëm i Rusisë në një konferencë shtypi e ka cilësuar të palogjikshme kërkesën për dorëheqjen dhe largimin e Bashar Asad nga posti i presidentit të Sirisë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me Guixhir Gambia, ministër i jashtëm i Japonisë, shefi i diplomacisë ruse tha: Është e palogjikshme të parashtrohet kërkesa për largimin e presidentit sirian në kohën kur grupet kundërshtare të tij mundohen të rrethojnë qytetet e Sirisë.

Për ndërprerjen e gjakderdhjes në Siri është e nevojshme zbatimi i të gjitha pikave të marrëveshjes së arritur në Gjenevë-tha ndër të tjera Lavrov, i cili shtoi se Moska do të vazhdojë përpjekjet e saj konstruktive për zgjidhjen e krizës në Siri.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit