6.1 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Me qen të rrezikshëm

Më të lexuarat

Prokurori i EULEX-it, Maurizio Salustro, i njohur në Kosovë për procese të shumta gjyqësore, po sjell telashe në lagjen ku jeton.

Ndaj prokurorit që ngriti aktakuzë për krime lufte ndaj shumë ish-komandantëve e ushtarëve të UÇK-së, është hapur një rast në polici për kanosje të rrezikut.
Salustro që shoqërohet me disa qen, jo rrallë herë ka rrezikuar banorët e lagjes ku ai banon, derisa rasti më i freskët është ai i ditës së premte.
Ngjarja që ka shqetësuar banorët ka ndodhur afër qendër stacionit të Policisë, kur qeni me të cilin ishte prokurori Salustro sulmonte qytetarët raporton KTV.
Tek stacioni i Policisë ishte krijuar një tollovi e madhe ku pos policëve të Kosovës aty kishin shkuar edhe ata të EULEX-it.
Burime të KTV-së thonë se policët kanë qenë shumë të zemëruar me sjelljet e prokurorit Salustro, për të cilin thonë se edhe i ka fyer.
Dëshmitarët thonë se qeni i prokurorit nuk kishte maskë dhe as nuk ishte i lidhur, derisa Salustro ofendonte qytetarët.
Dëshmitarët që kanë folur për KTV-në, thonë se për këtë ngjarje janë marrë në pyetje nga Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it, por kërkuan që të mos bëhet publik identiteti i tyre.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, pa dhënë shumë detaje.
Kjo nuk është e para herë kur qentë e Maurizio Salustros, zyrtarit me imunitet në Kosovë, sulmojnë banorët e lagjes.
Rreth dy muaj më parë, njëri nga fqinjët e Salustros, kishte paraqitur në polici një rast të sulmit nga qentë e prokurorit.
Kohë më parë edhe një vajzë ishte sulmuar nga qentë e Salustros.
Banorët e lagjes së Muhaxherëve e kritikojnë për sjellje jo të mirë fqinjin e tyre i cili për rreth 1 viti jeton në këtë lagje.
Gjatë ditës KTV-ja ka provuar ta kontaktojë EULEX-in lidhur me rastin, por ky i fundit ka qenë i pa qasshëm./kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit