6.2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

SIRI – FABIUS I BINDUR NË RRËZIMIN E ESAD NGA PUSHTETI ’HERËT A VONË’

Më të lexuarat

Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius u shpreh në Varshavë i bindur se “herët a vonë”, Beshar al-Esad “do të rrëzohej nga pushteti”, duke kritikuar “sjelljen e neveritshme” të presidentit sirian.

“Po vazhdojmë përpjekjet për ndaljen e luftimeve të përgjakshme dhe për një zgjidhje alternative që përfshin opozitën siriane dhe zyrtarë të tjerë. Herët e vonë, jam i bindur se Beshar al-Esad do të rrëzohet nga pushteti”, deklaroi ai gjatë një konference shtypi të përbashkët me homologun e tij polak, Radoslaw Sikorski.

“Gjakatari Bashar al-Assad vazhdon me veprimet e tij të urryera. Vret dhe vetëm vret, kjo është gjithçka që di të bëjë, ndërsa populli sirian po përpiqet të ndërtojë një Siri paqësore”, theksoi ministri francez.trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit