-4.3 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Mbi 180 persona janë vrarë në Siri gjatë ditës së parë të armëpushimit

Më të lexuarat

Mbi 180 persona janë vrarë në Siri gjatë ditës së parë së armëpushimit të pjesërishëm në vend, me ç’rast gjysma janë vrarë në sulmin e grupacionit Shteti Islamik në pjesët veriore të vendit, kumtoi Qendra siriane për monitoring të të drejtave të njeriut.

Në sulmin e SHI-së mbi qytetin sirian Tel Abad në kufirin me Turqinë, si dhe mbi qytetet dhe fshtrat në afërsi, janë vrarë 70 pjesëtarë të SHI-së, 20 luftëtarë kurdë dhe dhjetë civilë.
Edhe 25 civilë janë vrarë në këmbimzjarre dhe bombardime në vende tjera të vendit.
Në përleshje në pjesë të ndryshme të vendit mes forcave qeveritare, kryengritësve dhe xhihadistëve të SHI-së jetën e kanë humbur 50 luftëtarë të grupacioneve të ndryshme, njofton Qendra.

Armëpushimi, i përkrahur nga SHBA-ja dhe Rusia ka hyrë në fuqi në mesnatë të shtunën (ora 22 sipas Griniçit të premten).

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit