3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Ibn Hazm El-Endelusi (994 – 1064)

Më të lexuarat

Emri i plotë i Ibn Hazmit është Ebu Muhammed Ali ibn Ahmed Ibn Seid Ibn Hazm el-Kurtubi. Ka qenë personalitet i gjithanshëm islam dhe është marrë me të gjitha disiplinat islame në kohën e tij, kështu që për të thuhet se ka qenë historian, jurist i sheriatit, muhadith, kritik letrar, teolog, filozof, etik e deri diku edhe politikan.

Fillimisht i përkiste shkollës juridike shafiite, që më vonë të bëhet dhahirit ekzoterist. Pikërisht me drejtimin e tij dhahirit u bë i njohur gjerë e gjatë dhe mori nofkën Ibn Hazm el-Dhahiriu.

Ibn Hazmi ka pasur jetë të gjallë dhe interesante. Biografët jetën e tij e ndajnë në gjashtë periudha, kurse secila periudhë zbulon tipare të veçanta të personalitetit të tij dhe kohës kur ka jetuar.

Konsiderohet se periudha e pestë është më karakteristike, sepse ai gjatë kësaj periudhe më së shumti ka mësuar e shkruar. Ka shkruar mbi 400 vepra me afër 80.000 faqe. Veprat: Tewk el-hamama, Fadl el-Endelus, Ibtal el-kijas we’rr-rrej’i we-l-istihsani we-t-taklidi we-t-ta’tili, El-Ehkam li usuli-l-ahkam, Risaletun fi usuli-l-fikh, El-Fisal fil-l-milel we-l-ehwa we-n-nihal, Et-Takrib fi hududi-l-mantik, En-Nasih we-l-mensuh dhe El-Ahlak we-sijer fi mudawat- in-nufus we tehdhib janë boshti i krijimtarisë së shkruar të Ibn Hazmit. Këtë të fundit po ia prezantojmë edhe lexuesit tonë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit