3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Heroi mysliman Indian në luftën çlirimtare të Turqisë

Më të lexuarat

Gjatë ditëve të trazueshme të Luftës për Pavarësinë e Turqisë e cila pasoi humbjen e Perandorisë Osmane gjatë Luftës së Parë Botërore, një indian i cili u largua nga vendi i tij për ti dhënë një ndihmë osmanëve të sëmurë u bë gazetari i parë i Agjencisë së Anadollit ‘Anadolu Agency’ e cila ishte përçuesja e parë e lajmeve të Turqisë së sapolindur si edhe oficeri i tyre i parë i punëve me jashtë.
Duke punuar pranë dy themeluesve së Agjencisë së Anadollit, romancierit të famshëm Halide Edip (Adivar) dhe gazetarit të njohur Yunus Nadi (Abalioglu), Abdurrahman Pashauari i shkroi rrëfimet e lajmeve të tij në një zyrë të vogël, duke përcjellur kështu ndodhi nga masakrat e luftës, fitoret dhe humbjet, duke i transmetuar ato vetëm me ‘shtypjen’ e vetëm një gishti mbi makinën e shkrimit, e gjitha kjo sipas vetë kujtimeve të Yunus Hadi.
Abdurrahman Pashauari lindi në qytetin e Peshawar në luginën e famshme të Khyber, dhe ishte vetëm 26 vjeçar kur shiti të gjitha rrobat dhe librat e tij për të paguar lundrimin e tij në det, përpos dëshirave të familjes së tij të pasur, e cila e urdhëroi atë që të vazhdonte studimet e tij.

 
Pashauari lundroi me 26 myslimanë indianë me një anije italiane nga Mumbai në Stamboll, kryeqytetin e Perandorisë Osmane, dhe gjatë këtij udhëtimi të gjatë disa doktorë vullnetarë në grup e trajnuan atë për dhënien e ndihmës së parë. Pashauari ishte i motivuar nga idetë e tij islame, ai luftoi me ushtrinë osmane dhe u plagos tre herë tek sa luftonte në Galipoli kundra flotës perandorake britanike, gjatë së cilës trupat osmane arritën që të sprapsnin forcat pushtuese nga ngushtica e Dardaneleve.
Ai më vonë u bashkua me një grup osman së Gjysmëhënës së Kuqe, duke sjellë ndihmë financiare prej muslimanëve Indian për blerjen e pajisjeve mjekësore për ushtritë otomane që luftonin në Ballkan. Komunitetet indiane muslimane mbështetën osmanët gjatë rënies së Perandorisë dhe Peshauari ishte anëtar i dukshëm i këtij grupi, tha Mücahit Arslan, një studiues i histories turke i cili zbuloi historinë e këtij “heroi të panjohur” të Luftës së Pavarësisë së Turqisë.
Lëvizja e Kalifatit nga bashkësi të myslimanëve në “Rajon Britanik” të Indisë filluan qysh prej vitit 1912, teksa osmanët po luftonin në Ballkan, dhe shumë myslimanë indianë kontribuan si fizikisht ashtu edhe financiarisht. Disa indianë të pasur të cilët studionin për mjeksi në Evropë themeluan një spital fushor gjatë betejës së Galipolit.
Vetë Pashauari iu bashkua ushtrisë Osmane dhe dha një shërbim aktiv në Bejrut dhe Galipoli gjatë Luftës së Parë Botërore.
Pas luftës, megjithëse familja e tij po e urdhëronte atë që të kthehej në shtëpi, ai vendosi të qëndronte aty ku po themelohej Republika Turke në Ankara në mesin e një lufte shkatërrimtare dhe trazuese në Anadoll, duke refuzuar kështu kërkesën e nënës së tij duke i thënë: “nuk mund të kthehem pas teksa kombi mysliman është nënpushtim.”
Pashauari i shërbeu Republikës së sapolindur turke, pasi u emërua nga Ataturk si ambasador i Republikës së Turqisë në Afganistan deri sa historia e tij përfundoi tragjike kur ai u vra në Stamboll në vitin 1925, mesa duket gabimisht pasi u ngatërrua, në vend të një komandanti ushtarak.
Ky fund i menjëhershëm i karrierës së Pashauarit nënkuptonte një mohim të famës ndërkombëtare të cilën shumë reporterë të tjerë të shekullit të njëzet e ndoqën.
Martha Gellhorn, George Orwell, Ernest Hemingway dhe Walter Cronkite janë vetëm disa nga emrat të cilët dokumentuan disa nga konfliktetet më të tmerrshme të periudhës së tyre. Megjithatë, në Turqi, Peshauari, me të vërtetë mund të thuhet se ka qenë në nivelin më të lartë.
(World Bulletin)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit