4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Nikoliq do të takohet me Jahjagen

Më të lexuarat

Për takimin e Tomisllav Nikoliqit me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga është e nevojshme që të arrihen disa kushte, ka thënë këshilltari i presidentit serb, Marko Gjuriq.

“Kur për të të arrihen kushtet, presidenti Nikoliq do të jetë i gatshëm që të bisedojë me përfaqësuesit legjitim të shqiptarëve të Kosovës me qëllim të gjetjes së zgjidhjeve të cilat do të kënaqnin interesat tona por edhe minimumin e interesave të gjithë të tjerëve”, ka thënë këshilltari i presidentit serb, për mediet serbe, transmeton express.
Gjuriq ka thënë se është mjaftë me rëndësi fakti që përfaqësuesit e Bashkësisë ndërkombëtare, përfshirë edhe shefin e delegacionit të BE-së në Serbi, Vensan Xherer, kanë vlerësuar se ndalimi i shkuarjes së tij në manastirin e Graçanicës nuk ishte në frymën e marrëveshjeve të arritura.
“Prishtinës i është propozuar që pengimi i kujtdo qoftë për të vizituar selinë shpirtërore është akt jo civilizues dhe i papranueshëm. Është mjaftë me rëndësi që nga vende të bashkësisë ndërkombëtare, Prishtina të marrë porosi të tilla”, ka thënë Gjuriq./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit